Heqja e mandatit, Selami: Nesër ankimoj vendimin e KQZ në Gjykatë

3 Janar 2017, 12:28Politika TEMA

Shkëlqim Selami do të ankimojë vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të deputetit.

Në një prononcim për Ora News, Selami thotë se KQZ nuk e ka shqyrtuar çështjen e tij në themel.

“Kam detyrimin moral që ta ankimoj vendimin e saj. Fillimisht në Gjykatën Administrative, ku avokati im do të depozitojë nesër ankimimin” deklaroi ai.

Sipas Selamit, ai akuzohet për një çështje të pushuar nga Italia, vendi që edhe ka ngritur akuzën.

“Nuk paragjykoj punën as të KQZ-së dhe as të organit të gjyqësorit, secili të ushtrojë detyrën e tij” theksoi Selami.

KQZ me kërkesë të Prokurorisë vendosi heqjen e mandatit të deputetit për Shkëlqim Selamin.

1 komente në “Heqja e mandatit, Selami: Nesër ankimoj vendimin e KQZ në Gjykatë”

  1. Arbnori says:

    Vec ne nje gje ka te drejte ky tipi qe nuk eshte me i rrezikshmi deputet i LSI qe dekriminalizimi te filloj me te. Duhet te nis me Like Floririn dhe videon e 800 mije dollareve te Dritan Priftit qe do ti vij radha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje