Në fillim të vitit 2017, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, me anë të një postimi në blogun e saj, ka listuar 12 ngjarjet e ndodhura përgjatë vitit 2016, të cilat, sipas saj, duhet të vazhdojnë edhe gjatë vitit që sapo ka ardhur.
Mes tyre, është dhe rrugëtimi i Ballkanit drejt Bashkimit Europian, ku Mogherini veçon si të rëndësishme miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
“Është e gjatë lista e momenteve të rëndësishme të vitit 2016 për raportet me Ballkanin. Kërkesa për anëtarësim e Bosnje-Hercegovinës, hapja e kapitujve të rinj të negociatave të Serbisë, i pari Këshill i Stabilizim-Asociimit me Kosovën, miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri pas 6 muajsh punë e përbashkët, që hap një fazë të re të integrimit të saj në BE. Është privilegj për mua që kam folur përpara Parlamentit në Tiranë. Ballkani është në zemër të Europës dhe e ardhmja e tij është në BE. Puna vazhdon për të zbutur plagët e së kaluarës për t’ju përgjgjur kërkesës për punë, në mënyrë të integruar dhe hapja e dritës jeshile sidomos për të rinjtë e këtij rajoni”, shkruan Mogherini në blogun e saj.
Lidhur me Kosovën, veç postimit të Mogherinit, ka qenë dhe vetë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për mediat kosovare, ka konfirmuar se mund të ketë dhe një tjetër mundësi për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, por kushti kryesor është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, raporton TCH.
Ndër ngjarjet e tjera, Mogherini veçon Strategjinë Globale për politikën e jashtme të BE-së, marrëveshjen për refugjatët dhe partneritet i vërtetë me Afrikën. Përgjigjja ndaj terrorizimit dhe puna për të ardhmen e Sirisë, por edhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iranin, Kubën, Kolumbinë, Afganistanin dhe vendet e Europës Lindore.
cer fotografije !
recital !
a thu se po recitojn naim frasherin . o malet e shqiperise, thot ed roma.
dhe ju o lisat e gjat. thot ajo juropsja ..
Teoria e KE “pa kerce pak te te shoh sa lart mundesh” per mendinin tim eshte e gabuar.Shqiperia eshte nje shtet i gjymtuar, i keq qeverrisur prej shekujsh dhe evropa ka dhene kontributin e saj per kete.KE vazhdon hapur te luaj rolin e “udherrefyesit” kur edhe vete nuk e di ku po shkon.Ka ardhur koha qe qeveria te kerkoj diku gjetke (ndoshta ne lindje) partnerin qe duhet te kishte patur e mbajtur prej kohesh. Evropa lejoj brenda shengenit 2M njerez te pa kontrolluar dhe shqiptarët vazhdon ti keqtrajtoj me arsyen se Shqiperia eshte nje vend democratik dhe I lire.KE harron se jane bere 500 mije aplikime te llotarise amerikane me shpresen per tu larguar e gjetur pune e prosperitet atje.Mos valle KE do ta mare seriozisht atehere kur Shqiperia te jete pa shqiptare? pra nje toke e lire per tu gllaberuar.
Jam i sigurte qe kemi mangesi dhe aftesi drejtimi pasi nuk kemi experiencen e duhur dhe domosdoshmerisht do gabojme gjate rruges tone per democraci dhe prosperitet,por e “dashura” Evrope le te kercejme se bashke nen te njejtin ritem.Mesona si te hedhim hapat praktikisht se te jem I sinqerte me duket se po lodheni dhe lodhemi kot.