Donald Trump nuk resht së surprizuari.
Presidenti i zgjedhur amerikan ka urdhëruar dje mbrëma që gjithë ambasadorët amerikanë të emëruar politikisht të japin dorëheqjen përpara Ditës së Inaugurimit, në 20 janar.
Administrata e re nuk do lejojë zgjatje të mandatit për asnjë arsye dhe pa përjashtim.
Shumë ambasadorë mund të kërkojnë zgjatje të mandatit për javë apo muaj, pasi kanë fëmijët në shkollë, por kjo gje do t’iu mohohet.
Lajmin e ka bërë publik e përditshmja amerikane NY Times.
NYT shkruan se ky vendim i Trump mund të lërë pa ambasadorë shtete si Gjermania, Britania e Madhe apo Kanadaja.
Shumë ambasadorë, përfshirë vendet e sipërpërmendura, kanë pasur zgjatje të mandatit për arsye nga më të ndryshmet, por Trump ka urdhëruar që ata të japin dorëheqjen.
Ambasadorët megjithatë rezervojnë të drejtën e ankimimit te sekretari i ardhshëm i Shtetit, Rex Tillerson.
http://www.nytimes.com/2017/01/05/us/politics/trump-ambassadors.html?_r=0
Kam nigju se ambasador n shqypni do vij nji me origjine serbe ,eh mer Ram ca i ke bo vetes.