Morali politik i Blushit duhet të nisë nga transparenca

6 Janar 2017, 18:54Blog TEMA

Nga Alban Daci

Sistemi politik shqiptar problem serioz ka financimet e partive. Taulant Balla, kryetar i Komisionit të Çështjeve Zgjedhore, një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore e ka orientuar në kahun e transparencës së financimit të partive. Megjithatë, është e papranueshme, kur persona që kanë vite në politike, shtiren sikur s’kanë qenë asnjëherë në politike, sikur s’kanë faje e për më tepër përmes propagandës naive kërkojnë të manipulojnë shqiptarët sikur janë model krejt i ri, jashtëtokësore, që nuk vjen as nga sistemi diellor, po diku larg e shume larg.

Ky është padyshim modeli Blushi!

Lexova me vëmendje shkrimin e Mero Bazes tek gazeta “TemA”, në lidhje me transparencën e Blushit, të kaluarën e tij dhe për të famshmen sallë tek Plaza me çmimin 50 euro.

Ne, që jetojmë në Tiranë dhe jemi marrë me aktivitete dhe konferenca i dimi mirë çmimet që kanë sallat. Madje, as salla e Muzeut Kombëtar, nuk kushton me pak se 100 euro dhe jo më salla e një hoteli me 5 yje (plus) si Plaza. Kështu që çmimi 50 euro është një manipulim i qartë.

Ndoshta mund të ketë pasur sponsor e konto, se helbete, në politikë çmimet variojnë sipas personave që qëndrojnë mbrapa. Ndoshta edhe “Libra” e Blushit duhet të ketë sponsorët e saj.

Mero në shkrimin e tij të publikuar tek “Tema” është marrë edhe me detaje të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Blushit.

Me këtë pjesë nuk dua të merrem, sepse ajo është e faktuar dhe njihet nga shumica.

Mikja ngushtë e Blushit dhe bashkëthemeluesja e “Libra-s” është intelektualja shkodrane, Mimoza Hafizi, që mori guximin të flas në foltoren Parlamentit për minimumin jetik, sikur, ajo ishte njeriu më i varfër në Shqipëri dhe ishte sensibile për të varfrit. Është kollaj të bëjmë moral si vëzhgues, por kur është fjala për dhënë kontribute të drejtpërdrejtë në shoqërinë dhe në zhvillimet e saj është aq shumë e vështirë, sa disa dalin mashtrues dhe disa hiprokritë.Zakonisht ato që falsin më shumë për të varfrit, kanë abuzuar më shumë në emrin e tyre. Është si fobia, që njerëzit që e kanë fobi një gjë e përmendin më shumë me mashtruar vetën sikur po e sfidojnë.

Intelektualja Hafizi e ka bashkëshortin një ndër biznesmenët më të fuqishëm të vendit e kjo gjë nuk është problem. Përkundrazi, duhet të urojmë që Shqipëria të ketë sa më shuam sipërmarrës të rëndësishëm, por jo nga ata që i dërgojnë para në banka jashtë shtetit, por nga që të ardhurat i investojnë për seri në ekonominë e vendit e kështu kontribuojnë për të ndryshuar standardin e jetës edhe të atyre shqiptarëve që fati apo politika nuk u ka trokitur ne derë.

Pra, të jesh sipërrmarrës nuk është problem, por problem është nëse pushteti përdoret për suksese private e në këtë raste quhet konflikt interesi.

Bashkëshorti  i znj, Hafizi, z. Hasan Hafizi është pronar i kompanisë Albavia dhe ka nënshkruar një kontrate 160 milion dollarë për rrugën Qukes-Qafplloce.  A kemi të bëjmë në këtë rast me një konflikt interesi duke pasur parasysh se është bashkëshortja e një deputeti? Nuk më takon mua të arrij në këtë konkluzion! Dua të them që në raste e verifikueshme të një konflikti interesi, mandati i hiqet kujtdo që e ka konsumuar një “vepër” të tillë dhe nuk ka diferenca se subjekt përfaqëson! A ka lidhje bashkëshorti i deputetes me njerëz të LSI? Sektorin e transporteve dihet se kush e ka! Tenderët për rrugët dihet se si bëhen në Shqipëri. Megjithatë, përsëri nuk më takon mua të nxjerrë përfundime apo vendime. A ka lidhje LSI me lëvizjen e Blushi? Dëshira e kahershme e LSI ka qenë përçarja dhe copëtimi i PS e kjo justifikohet nga dëshira për maksimalizuar pushtetin ose për të mbijetuar politikisht.

Levizja e Blushit është krijuar me idenë për të dobësuar PS edhe pse realisht nuk do e ketë efekt! A është e lumtur LSI nëse PS dobësohet? Sigurisht që po, në kushtet e makiavelizmit shqiptar!

3 komente në “Morali politik i Blushit duhet të nisë nga transparenca”

  1. Faro says:

    Te lumte Z. Daci!
    Pse mediat nuk e nenvizpjne kete lajm sh domethenes?

  2. KORCARI USA says:

    Alban Daci Sapo lexova hartimin tend dhe me qe dikur kam shkrojtur dhe ne rolin e nesuesit do te te vleresoja me noten dyshke,Na servire as mish as peshk,as ishte as nuk ishte,as e beri as nuk e beri,as e pa as nuk e pa,as e goditi as nuk e goditi,as e shiti as nuk e shiti,e spiunovi po dhe nuk e spiunovi.Sa per partite e reja qe sipas teje ne Shqiperi nuk mund te krijohen te moraleshme e te drejta por vetem te ndyra te tipit Berisha,Meta e Rama te pakten moralisht ti duhet vte izolohesh nga shqipetaret diku.,konkluzion me poshterues per shqipetaret nuk mund te kete.

  3. Theodhori says:

    Ka tre lloj punesh: 1- Puna jote. 2-Puna e Zotit. 3- Puna e tjetrit.
    Ti gazetar do te ishe me i besueshem po te beje transparence per P.S ose po te beje transparence per vilen e kryeministrit ne Surel sepse edhe informacionin e ke nga after dhe nga brenda…..
    Eshte e pamoralshme dhe goditje nen brez gjykimi yt per Blushin dhe Hafizin sot qe at a jane jashte P.S.
    Do te ishe I besueshem dje ti gjykoje ti, ai tjetri Merumi….dje qe I kishit brenda parties….
    Jeni te turpshem,te vegjel ne luften brenda llojit…..dhe L.S.I eshte ajo qe ju solli dhe vazhdon t’u mbaje ne pushtet……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje