Samir Nasri mund të dënohet me 4-vjet pezullim nga aktivitetet sportive nëse Agjencia Botërore Antidoping për thyerjen e rregullave mbi përdorimin e substancave të ndaluara, shpall fajtorin lojtarin francez.
Në muajin dhjetor të vitit 2016, lojtari që aktivizohet me Sevillian udhëtoi në Amerikë për tu kuruar e cila e ndihmonte për përmirësimin e gjëndjes fizike.
“E ndihmuam Samir Nasri me një mbrojtje të re imunitare që lehtëson hidratimin dhe shëndetin e tij në sezonin shumë të ngarkuar me Sevilla-n” tha klinika që kishte trajtuar lojtarin.
Menjëherë pas kësaj deklarate të klinikës agjencitë antidoping nisnën kontrollet për të parë nëse ishin shkelur rregullat apo jo. Në sajtin e klinikës thuhet se trajtimi përmes gjakut, ndihmon në sistemin imunitar me Vitamina C dhe B. Por rregullat e UADA nënvizojnë se për sportistët nuk lejohet trajtimi intravenoz, nëse kalon 50 mililitrat.
Por në rastin e Nasri procedura kaloi 1 litër e cila mund ti kushtojë shumë lojtarit që mund të marrë një dënim të rëndë.