Kukësi i bëri thirrje në facebook, reagon Moreira: Paraqitem nëse më paguhen rrogat

9 Janar 2017, 21:35Sport TEMA

Ditën e sotme klubi i Kukësit i bëri thirrje në facebook mesfushorit Felipe Moreira për tu paraqitur në ambientet e klubit.

Klubi verilindor i bëri thirrje futbollistit në gjuhën portugeze që të paraqitet brënda datës 18-janar, pasi në të kundërt do të kërkohet zgjidhja e kontratës.

Por, në postimin e klubit ka ardhur dhe reagimi i mesfushorit Moreira.

Ai ka shkruar se do të kthehej në skuadër në rast se klubi do ti paguajë pagat, duke theksuar e ka dërguar këtë problem në Federatë dhe FIFA.

“Haha, unë kthehem në punë normalisht nëse më paguhen rrogat. Klubi, federata dhe FIFA janë vënë në dijeni tashmë nga avokati im. Falënderime për tifozët dhe miqtë shqiptarë, që më kanë trajtuar gjithnjë mirë. Suksese skuadrës” shkruan Moreira.

1 komente në “Kukësi i bëri thirrje në facebook, reagon Moreira: Paraqitem nëse më paguhen rrogat”

  1. Albani says:

    Normalisht qe “gangsteret” Kuksiane duhet tu paguajne rrogat.
    C’qenka kjo thirrje ne Facebook?
    Thirrja e sinqerte dhe e ndershme eshte ti paguhen rrogat.
    Shkerdhata presidenta,shoqeri,federate dhe shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje