Kristiano Ronaldo është shfaqur mjaft i lumtur pas fitimit të trofeut si “Lojtari më i mirë i vitit 2016” të akorduar ng FIFA.
Pas marrjes së trofeut portugezi falenderoi klubin e tij Realin e Madridit si dhe skuadrën kombëtare me të cilën fitoi kampionatin europian.
Ai tha se 2016-ta eshte viti me i mire i karrires se tij.
“Do të doja të falënderoja ekipin tim kombëtar, Realin e Madridit, trajnerin tim, familjen time që është këtu, djalin tim, vëllezërit e mi.
2016-ta ishte viti më i mirë i karrierës sime. Trofeu tregon se njerëzit nuk janë të verbër dhe shikojnë që kam fituar me ekipin tim kombëtar dhe klubin. Unë nuk mund ta harrojë këtë vit pabesueshëm. Faleminderit të gjithëve që votuat për mua” tha Kristiano Ronaldo.