Kukësi, Gjoka: Dua një mesfushor krahu

9 Janar 2017, 17:40Sport TEMA

Pavarsisht humbjes në testin e parë miqësor kundër kryesuesve të kampionatit turk, Istanbul Basaksehir, për trajnerin e Kukësit Ernest Gjoka, ky test ishte pozitiv për ekipin.

Gjoka tha në një pronocim për Supersport se miqësorja ndaj Basaksehirit ishte mjaft e fortë në të gjitha aspektet, por vlerësoi ekipin për ekuilibrin taktik.

Kryesuesit e kampionatit shqiptar po vijojnë me intensitet të lartë përgatitjet në Antalya ku po stërviten prej katër ditësh.

“Janë katër ditë me intensitet nga ana fizike. Kishim një test që ndoshta erdhi më shpejt se c’duhet. Ishte ndeshje e fortë në të gjitha aspektet. Skuadra nga ana ekuibrit taktik ishte ok”

Ernest Gjoka shprehu dhe njëherë dëshirën e tij për të pasur në skuadër një mesfushorë krahu, ndërkohë që vlersoi blerjen e re Rrumbullakun.

“Nuk nuk jemi në garë me skuadrat e tjera. Nuk shoh se cfarë bëjnë kundërshtarët. Rrumbullaku e kaloi me sukses testin. Duam edhe një mesfushor krahu, këto janë kërkesat tona. Ky grup ka cilësi, s’kemi ckërkojmë më tepër”. tha Gjoka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje