Lionel Messi nuk do te jete i pranishem ne ceremonin e FIFA-s, ku do te jepet trofeu per lojtarin me te mire te vitit 2016-te.
Permes nje komunikate zyrtare klubi i Barcelones konfirmos se lojtaret e saj nuk do te jene te pranishem ne Zyrih, ku do te zhvillohet ceremonia.
“Prioriteti kryesor i jonë është ndeshja kundër Athletic Bilbaos të mërkurën dhe për këtë nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Barcelona dëshiron të falënderojë presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, por më të rëndësishme konsiderojmë ndeshjen kundër Athletic Bilbaos dhe lojtarët duhet të pushojnë”, shkruhet në komunikatën e klubit te Barcelones.
Tre lojtaret kandidate per te fituar kete trofe jane Kristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, ku favoriti kryesore eshte lojtari i Realit te Madridit.