Seria A/ Juventusi fitore spektakolare ndaj Bolonjës

8 Janar 2017, 22:59Sport TEMA

Juventusi e ka nisur në mënyrë spektakolare vitin 2017. Kampionët në fuqi të Italisë arritën që të mposhtin me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Bolonjës në sfidën që u zhbilluar në “Juventus Stadium.”

Një fitore mjaft e bukur për “Zonjën e Vjetër”, duke i siguruar tre pikët që në pjesën e parë kua arritën që të realizonin dy gola me Gonzalo Higuain në minutën e 7-të dhe Paulo Dybala në minutën e 41-të.

Në minutën e 55-të të pjesës së dytë Higuan vulos shifrat në 3-0 duke shënuar golin e tij të dytë në këtë takim.

Pas kësaj fitore, Juveventusi mban vendin e parë në tabelen e renditjes me 45-pikë, katër pikë më shumë se Roma që është në vendin e dytë.

Por, kjo diferencë mund të thellohet , pasi “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje