Kukësi humbet miqësoren e parë ndaj Bashakshehirit të Cikalleshit

8 Janar 2017, 19:07Sport TEMA

Kukësi është mundur në testin e parë miqësore në Antalya nga skuadra e Bashakshehir.

Kryesuesit e kampionatit shqiptarë u mposhtën me rezultatin e pergjithshem 1-3 përballë skuadrës së Superligës turke, ekip ku luan dhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi, i cili u aktivizua që në minutën e parë të takimit.

Bashakshehiri arriti të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 12-të me anë të Kahvexhi. Pas 7-minutash në të 19-të Holmen dyfishon shifrat për ekipin e tij.

Reagimi i Kukësit erdhi në minutën e 26-të me anë të bomberit Pero Pejic që shkurtoi diferencat duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-1.

Marsio Mosoro vulosi shifrat në 3-1 në fundin e pjesës së dytë duke i dhënë Kukësit humbjen e parë në miqësoren e parë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje