Napoli e ka nisur me fitore vitin 2017-të, duke mposhtur ekipin e Sampdorias.
Napolitanët triumfuan me shifrat 2-1 në sfidën që u luajt në stadiumin “Sao Paulo”.
Një fitore me përmbysje për skuadrën e drejtuar nga Sarri, të cilët fituan në minutat e fundit të ndeshjes.
Vendasit u gjetën në disavantazh në minutën e 30-të të pjesës së parë, ku mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, që luan me Napolin shënoi në portën e skuadrës së tij.
Pas një aksioni të skuadrës së Sampdorias me anë të Schick që pasi hedh një top brenda zonës, përplaset në trupin e Hysajt që shkakton një autogol.
Reagimi i Napolit erdhi në pjesën e dytë me anë të Gabbiadini që barazoi në minutën e 77-të.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit në minutën e 95-të, Tonelli është heroi i fitores së Napolit me golin e tij.
Pas këtij triumfi Napoli ngjitet në kuotën e 38-të pikëve në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë, sfida tjetër mes Empolit dhe Palermos përfundoi me rezulatin 1-0.
Goli i fitores për Empolin u shënua nga Maccarone me anë të një 11-metërshi.