Tirana zhvillon seancën e parë stërvitore në Antalya, konfirmohet largimi i Muzakës, Vucajt dhe Nikës

7 Janar 2017, 16:52Sport TEMA

Skuadra e Tiranës pas mbërritjes në Antalya ka kryer dhe seancën e parë stërvitore në këtë vend.

Nën drejtimin e trajnerit, Mirel Josa, lojtarët kanë zhvilluar në seancë të lehtë atletike, ndërsa ditën e nesërme ekipi do të vijojë me intesitet të lartë.

Gjithashtu pjesës tjetër të lojtarëve do ti bashkohen  Afrim Taku, Ilion Lika, Merveil, Moise dhe Olsi Teqja të cilët rikthehen nga pushimet.

Ndërkohë ne postimin ne faqen zyrtare ne facebook te klubit te Tiranes, janë konfirmuar dhe mungesat e tre lojtarëve, Gjergji Muzakës, Erjon Vucajt, dhe Ansi Nikës të cilët nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Antalyas.

Meshushorët bardheblu mund të konsiderohen si të larguar nga 24-herë kampionët e vendit pas përplasjeve që kanë me klubit për shkak të pagesave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje