Ashtu si Skëndërbeu dhe Partizani që udhëtuan me të njëjtin avion drejt Turqise, e njëta gjë ka ndodhur dhe me dy klubet e tjera të Kategorisë Superiore.
Flamurtari dhe Tirana kanë qenë në një avion në udhëtimin drejt Turqise, ku do të përgatiten për minifazën përgatitore.
Fotot janë publikuar nga vetë lojtarët e klubit vlonjat, ku dallohet trajneri i Tiranës, Mirel Josa.
Fotot janë bërë gjatë mbërritjes në aeroportin e Stambollit, i cili ka qenë i mbuluar nga bora.