Mesfushori që luan me Manchester United, Pol Pogba, ka treguar tre golat më të bukur që ai ka realizuar deri më tani në karrierën e tij.
Në një intervistë të dhënë për “FIFA.com”, Pogba foli për shumë gjëra për karrierën e tij, ku dhe veçoi tre golat më të bukur të shënuar prej tij.
Mesfushori i kombëtares franceze ka zgjedhur dy gola që i ka shënuar në kohën kur lunate në Serinë A me Juventusit, si dhe një gol me Manchester United.
“Në vendin e tretë, për shkak të teknikës, do të thosha për golin kundër Sëanseas këtë sezon. Më pas më pëlqen goli që shënova kundër Napolit për Juventusin në nëntor të 2013, të cilin e klasifikoi si të dytin. Derisa goli që më pëlqen më së shumti është ai kundër Udineses në janar të 2013” tha Pogba.
Më poshtë tre golat e përzgjedhur nga Pogba.
https://www.youtube.com/watch?v=9ihN6gWA6iw
https://www.youtube.com/watch?v=nwqXDovXS2A