Partizani ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në tokën Turke në Antalya, ku do të qëndrojë për rreth 2-javë për të kryer minifazën përgatitore të dimërit.
Nën drejtimin e teknikut, Sulejman Starova, grupi i lojtarëve ka qenë i plotë pasi me pjesën tjetër është bashkuar dhe qëndrëmbrojtësi Sotiq Atanda.
Kjo ishte seanca e parë e të kuqve në Antalya, ndërsa ditët në vijim skuadra do të vijoj të përgatitet me dy seanca të ngjeshura, një paradite dhe një pasdite.
Gjatë qëndrimit në Antalya skuadra e Partizanit do të ketë mundësi që të kryejë dhe dy seanca stërvitore me skuadrën e Fenerbahces dhe Qabala.