Tirana mbyll përgatitjet në kryeqytet, konfirmon miqësoret në Turqi

6 Janar 2017, 18:26Sport TEMA

Ekipi i Tiranës ka mbyllur përgatitjet në kryeqytet, dhe nesër do të niset ashtu si shumica e skudrave të Kategorisë Superiore në drejtim të Antalyas.

Në seancën e sotme stërvitore, tekniku Mirel Josa, ka pasur në dispozicion dy sulmuesit Moktar Cise dhe Ifeyani Ede që janë bashkuar me pjesën tjetër të grupit, ndërsa Moise dhe Merveil do ti bashkohen skuadrës në Turqi.

Gjatë përgatitjeve në Turqi do të plotësohet dhe grupi i lojtarvë, pasi një pjesë e tyre kanë marrë disa ditë më shumë leje nga klubi.

Gjithashtu, klubi bardheblu ka konfirmuar dhe dy sfidat miqëore që do të bëjë në Antalya, të cilat do të jenë në datën 12 janar, kundër skuadrës nga Kazakistani FC Akzhaik, ndërsa në datën 15 janar me skuadrën nga Azerbaxhani Shamkir FC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje