Reali fitore bindëse ndaj Granadas

7 Janar 2017, 15:10Sport TEMA

Reali i Madridit ka arritur një fitore spektakolare në “Santiago Bernabeo” duke mundur me rezultatin e thellë 5-0 ekipin e Granadas.

Ekipi i drejtuar nga tekniku, Zinedin Zidane, arriti që ta sigurojë fitoren që në pjesën e parë duke realizuar katër gola.

I pari që hapi serinë e golave ishte mesfushori Isco që shënoi në minutën e 12-të. Pas tij rradha ishte e sulmuesit Karim Benzema në minutën e 21-të, ku pas 6-minutash është Kristiano Ronaldo që trefishon shifrat. Për të mbyllur serinë e golave në pjesën e parë mendoi sërish Isco që shënoi golin e dytë në këtë takim duke realizuar në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë Casemiro vulosi shifrat në 5-0, me vendasit që marrin tre pikë mjaft të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje Reali i Madridit ngjitet në kuotën e 40-pikëve duke ruajtur vendin e parë në tabelën e renditjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje