VIDEO/ Leksione futbolli nga Armando Maradona…

7 Janar 2017, 14:12Sport TEMA

Diego Armando Maradona ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të ekipit, Deportivo Riestra, ku ka dhënë disa leksione të vlefshme për lojtarët e kësaj skuadre.

Një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit i mësoi të rinjvë të Deportivo Riestra, që militon në Kategorinë e Tretë në Argjentinë, se si të gjuajnë në mënyrë sa më të mirë goditjet e dënimit.

Në video shihet qartë përkushtimi i Maradonës, si dhe vëmëndja e lojtarëve që iu është dhënë një mundësi e artë për të marrë disa leksione futbolli të një prej legjendave të këtij sporti.

Gjatë leksioneve nuk munguan as batutat mes tij dhe lojtarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje