Partizani ka vijuar ditën e sotme seancën e dytë stërvitore në Antalya, ku programi i stërvitjes është rritur.
Gjatë paradites së sotme grupi i lojtarëve kanë zhvilluar ushtrime fizike në palestër, ndërsa pasdite në orën 15:30 sipas orës lokale ekipi ka zbritur në fushë, ku në drejtimin e trainerit Starova ka aplikuar një seancë me karakter tekniko – taktik , përfshirë edhe testet fizike për secilin lojtar.
Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të 15-herë kampionëve të vendit theksohet se gjendja e lojtarëve paraqitet optimale falë edhe kushteve optimale stërvitore që janë në Antalya.
Gjithashtu dhe ditën e nesërme skuadra do të vijoj me të njëjtat ritme të larta duke aplikuar dy seancat e radhës stërvitore.