Gerhard Progni largohet nga ekipi i Zira, pritet rikthimi në Superiore

7 Janar 2017, 19:14Sport TEMA

Gerhard Progni pritet që të rikthehet në Kategorinë Superiore, pas aventurës që pati me skuadrën e Zira në kampionatin azerbajxhanit.

Mesfushori është larguar përfundimisht nga Zira ku u është aktivizuar së fundmi, dhe tashmë është një lojtar i lirë.

30-vjecari tropojan ka qenë pjesë e shumë klubeve të njohura në Kategorinë Superiore si, Dinamo, Partizani, Kukësi, Skëndërbeu ekip më të cilin është shpallur dhe kampion i shqipërisë.

Në këtë mënyrë nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet sërish në Superiore në një nga ekipet pretendente për titull, edhe pse dëshira e lojtarit është që të luajë sërish jashtë.

Në ditët në vijim pritet që Gerhard Progni i cili është një lojtar mjaft cilësore, të vendosë përfundmisht për të ardhmen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje