Manchester United fiton lehtësisht përballë Reading

7 Janar 2017, 17:04Sport TEMA

Manchester United kualifikohet në turin e katërt të FA Cup. Skuadra e Jose Mourinhos nuk hasi asnjë pengesë në sfidën e zhvilluar në “Old Trafford” përballë Reading ku triumfoi me rezultatin 4-0. Ishte Ëayne Rooney i cili zhbllooi rezultatin që në minutën e 7 të takimit, duke i dhënë një rrjedhë të pakthyeshme ndeshjes.

Manchester United nuk e uli ritmin dhe e gjeti rrjetën e dytë me Martial në të 15-ën.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të “Djajve të Kuq” që edhe pse pa Ibrahimovic dhe Pogba dominuan në çdo aspekt duke shënuar të tretin në minutën e 75 me Rashford.

I njëjti autor vulori golin e katërt pas një gare të portierit Al-Habsi në minutën e 79./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje