Atletico Madrid ka mposhtur me rezultatin e pastër 2:0 Eibarin në fushën e saj, duke e nisur 2017-tën me tre pikë mjaft të rëndësishme.
Autorët e golave për Atleticon ishin Saul dhe talenti francez Antonio Grizmann i cili gketi rrugën e rrjetës pas 10-ndeshjeve.
Me këtë fitore, Atletico renditet në vendin e katërt ne tabelën e klasifikimit me 31-pikë të grumbulluara, dy më shumë se Villarreal që nesër luan kundër Barcelonës dhe nëntë më pak se kryesuesit Real Madridi, këta të fundit gjithashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.