Wayne Rooney Me golin e shënuar në sfidën e sotme kundër Reading, Wayne Rooney ka hyrë në histori.
Sulmuesi i Manchester United ka arritur të barazojë legjend e “Djajve të Kuq” Sir Bobby Charlton, pasi që të dy kanë arritur që të shënojnë 249 gola.
Pas përfundimit të ndeshjes, Runi u shpreh mjaft i lumtur për këtë arritje historike.
“Performance e shkëlqyer sot nga skuadra. Jam krenar që arrita të barazojë rekordin e Sir Booby Charlton duke iu bashkangjitur atij si golashënuesit më të mirë të Manchester United” shkruan Rooney.