Klubi Tiranës reagon pas largimeve të lojtarëve

8 Janar 2017, 13:15Sport TEMA

Klubi i Tiranës ka reaguar për largimet e fundit që kanë ndodhur në ekip.

Përmes një njoftimi për shtyp, klubi bardheblu Vucaj, Nika, dhe Papa janë larguar me dëshirën e tyre.

Ndrësa Gjergji Muzaka është larguar për shkak të gjyqit që i ka hapur klubit në FSHF.

Njoftimi i Tiranës.
Njoftim per tifozet dhe mediat

KF Tirana deshiron te sqaroje ceshtjen e futbollisteve qe nuk kane udhetuar me skuadren drejt Antalyas.

Erjon Vucaj, Ansi Nika dhe Enriko Papa kane kerkuar largimin nga skuadra per shkak se nuk kane gjetur hapesira ne formacion dhe kane kerkuar zgjidhjen e kontrateve. Klubi nuk i ka penguar por ka lejuar largimin e tyre duke qene se nuk ishin ne planet teknike per pjesen e dyte te sezonit.

Argjend Mustafa nuk eshte grumbulluar me skuadren ne Turqi dhe nuk eshte ne plan gjithashtu per pjesen e dyte te sezonit per shkak te pamundesise se tij fizike. Stafi mjekesor ka ndjekur ecurine e demtimit te tij dhe ka kryer kontrollet e nevojshme qe vertetojne se lojtari nuk mund te jete i gatshem. Kontrata e lidhur me te percakton fundin e marreveshjes nese rekuperimi nuk do te arrihej ne kohe.

Gjergji Muzaka eshte lene jashte skuadres per shkak te gjyqit te hapur prej tij ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Situata e plote per kete futbollist do te behet publike pasi te perfundoj gjyqi ne Dhomen e Zgjidhjes se Konflikteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje