Bledar Sinella trajneri i ri i Laçit

8 Janar 2017, 20:52Sport TEMA

Bledar Sinella është trajneri i ri i skuadrës së Laçit.

Sinella zëvëndëson në këtë detyrë Ramadan Ndreun, i cili ka marrë një tjetër post tek klubi kurbinas, duke u rikthyer në rolin e drejtorit teknik.

Përpara se të emërohej në krye të pankinës së Laçit, tekniku Kavajas Sinella, ka qenë tek ekipi i Tomorrit në Kategorinë e Parë, por ka drejtuar dhe ekipe si e Besa dhe është zëvendëstrajneri i Shqipërisë U17.

Ndërkohë ndihmësi i trajnerit 40-vjecar do të jetë Ylber Zani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje