Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë ndaj Villarreal, duke barazuar në trasnfertë me rezultatin 1-1.
Një hap fals katalanasve në luftën për titullin kampion duke humbur terren përballë Realit që thellon diferencën në krye të tabelës së klasifikimit.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të, Nicola Sansone, në minutën e 50-të të pjesës së dytë.
Ylli argjentinas, Lionel Messi shpëtoi Barcelonën nga humbja duke shënuar një gol mjaft të bukur në minutën e 90-të, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi Barcelona ka 35-pikë të grumblkuara dhe klsifikohet në vendin e tretë, pesë pikë më pak se Real Madridi, por që Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe diferenca mund të shkojë në tetë pikë.