Zinedin Zidane është shpallur trajneri francez më i mirë i vitit për 2016-tën.
Revista franceze “France Football” e ka shpallur trajnerin e Realit të Madridit si më të mirin për 2016-tën pas sukseseve që pati me klubin e tij, duke arritur që të fitojë Uefa Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
Zidane u votua trajneri më i mirë francez i vitit 2016 nga juria e “France Footbal” pasi fitoi tre tituj ndërkombëtarë që në vitin e tij të parë në stolin e Realit.