Një makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det në orën 07:22, në zonën e Plazhit të Vjetër, në qytetin e Vlorës.
Raportohet se në makinë nuk ka asnjë person.
Ka qënë Policia e Vlorës ajo që ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me makinën e gjetur në det mëngjesin e sotëm, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Policia ka pikasur rreth orës 07:22 fuoristradën, rreth 100 metra nga bregu.
“Automjeti ndodhet brenda në ujë dhe përreth tij deri tashmë nuk vërehet të ketë ndonjë material të kundraligjshëm.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punohet për nxjerrjen nga uji të këtij mjeti”, – thotë policia në njoftim.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbuluar pronësinë e mjetit, targën e tij dhe detaje të tjera.
Edhe në dhjetor të 2015-ës, një fuoristradë u gjet nga policia në mes të detit.
Në atë kohë u fol se automjeti mund të ketë qenë duke tërhequr ndonjë gomone.
Mor po keta Benerit sikur nuk ecin me vete; keta sikur dikush i merr per dore. Cila eshte puna me e lehte qe mund te beje njeriu? pergjigja: te rrije kembe mbi kembe vete dhe te kritikoje se çfare ndodh per rreth. Dhe keta njerez te quajtur Bener kete pune bejne. Jane jashte realitetit kur jo vetem Europa, por gjithe Bota eshte perfshire nga “tufane” te mendjes dhe natyres. Sistemi qe jetojme duhet te konturoje mendimet vulgare qe te mos ndikojne ne zhvillimin e shoqerise. Sa ka per te bere, por duhen koka, ndersa tani po merren me shume me parate dhe bythen.
Wtf!??