Shqipëria prezantohet në Panairin e Utrecht, Holandë

10 Janar 2017, 20:34Turizëm TEMA

Shqipëria për herë të parë është pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në “Vakantiebeurs” Utrecht  (Hollande), që zhvillohet nga data  10-15 Janar.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është prezantimi i paketave turistike përballë turistëve, në një nga tregjet më të mëdha në botë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre, siç është ai hollandez ( i 5-ti pas Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës). Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes- biznes (B2B ) dhe biznes- konsumator (B2C), mes Shqipërisë dhe Holandës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në  bashkëpunim me Ambasadën tonë në Hollandë, prezanton Shqipërinë turistike bashkë me 3 turë operatorë turistikë (Discover Albania, Tours Albania & Balkans dhe Sondor Travel, të cilët në bazë të një axhende, do të asistohen në takime të ndryshme, të organizuara nga përfaqësia jonë diplomatike në Holandë.

Gjithashtu, gjatë ditëve të këtij panairi është parashikuar edhe një forum biznesi dhe takime me investitorë të ndryshëm, ku Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA, do të shpalosë potencialet për investime që ka Shqipëria, jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe në sektorë të tjerë.

1 komente në “Shqipëria prezantohet në Panairin e Utrecht, Holandë”

  1. zambi says:

    per here te pare….ketej, per here te pare….andej, per here te pare….kudo.

    ne 25 vjet nuk paska bere asgje Shqiperia. Mire qe na erdhi rillindja e po i bejme ca gjera”per here te pare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje