Tetë klube të Kategorisë Superiore i kanë bërë kërkesë zyrtare, Federatës Shqiptare të Futbollit që të shtyjë nisjen e kampionatit që është parashikuar të startojë më datë 21-janar.
Temperaturat e ulta që kanë përfshirë shqipërinë ka bërë që shumica e ekipeve të kërkojnë shtyrjen e kampionatit me 1-javë.
Por, përmes një deklarate FSHF-ja thekson se dy klubet e tjera, Teuta dhe Laçi nuk janë dakord që faza e tretë e Kategorisë Superiore të shtyhet.
Në këtë mënyrë Federata iu ka kërkuar klubeve që të gjejnë konsensusin mes tyre për të vendosur përfundimisht.
Deklarata e FSHF-së.
FSHF kerkon te beje me dije qe klubet e Kategorise Superiore: Partizani, Kukesi, Tirana Skenderbeu, Flamurtari, Luftetari, Korabi e Vllaznia kane dhene OK e tyre paraprak per shtyrjen e javes se pare te Fazes se 3-te te Kategorise Superiore. Klubet e Teutes dhe Lacit nuk jane dakord per kete propozim.
FSHF nga ana e saj kerkon nje konsensus te plote per te marre vendim perfundimtar per kete shtyrje te gares. Ne ditet ne vijim do azhornoheni per zhvillime te reja, apo vendimin zyrtar perfundimtar.