AKIP shpreh shqetësimin në lidhje me procedurat që po ndiqen nga ana e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin sa i takon trajtimit ligjor që po i bëhet Dekretit të Presidentit të Republikës Nr. 9765, datë 14.10.2016, Dekret i cili vendosi:
KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10463, DATË 22.09.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR.
Shqteësimin e tyre ata e kanë shprehur në një letër të hapur drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe grupeve parlamentare. AKIP thekson se kthimi i ligjit nga ana e Presidentit dhe arsyetimi ligjor që e shoqëronte, ishin sa kushtetues aq edhe të bazuara në ekspertiza shkencore dhe profesionale. Proçedurat verifikuese të të gjitha hallkave e çuan Presidentin e Republikës në kthimin e këtij ligji me impakt tepër të ndjeshëm mbi opinionin publik.
Dekreti i Presidentit të Republikës për çështjen në fjalë është shterues dhe shumë planësh dhe për këtë arsye ata shprehin shqetësimin lidhur me shkeljen e te procedurave të përcaktuara me ligj si dhe afateve të trajtimit të Dekretit nga ana e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
Sipas tyre shkresa e dërguar nga zoti Eduart Shalsi në datën 29 Dhjetor drejtuar AKIP është e pakuptimtë pasi tenton sërish të shkelë Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet përkatëse duke kërkuar mendim për një procedurë dhe një ligj që është kthyer nga Presidenti.
AKIP këmbëngul në respektimin e procedurave ligjore në lidhje me trajtimin e Dekretit të Presidentit.
Tashmë, objekt i këtij Komisioni konform proçedurave ligjore janë vetëm cështjet e paraqitura, të listuara dhe të analizuara në mënyrë shteruese në Dekretin e Presidenti i Republikës,
AKIP refuzon në mënyrë kategorike cdo manovër te Komisionit përkates për të na bërë palë në rishqyrtimin e Ligjit apo pjesë nëper seanca dëgjimore me shoqërine civile apo dhënie mendimesh nga ana e saj.
AKIP gjykon se importi i mbetjeve është një cështje e refuzuar në mënyrë masive nga qytetarët e këtij vendi, jo vetëm me sondazhe me mbi 90% ë popullsisë, por dhe me 65000 firma referendare dhe me protesta të vazhdueshme.
AKIP ka bindjen e plotë se ky ligj, për interesat e Shqipërisë duhet hedhur poshtë si i tërë, duke përjashtuar në mëyrë kategorike ëdo lloj amendimi të tij. Është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë ta rrëzoj atë duke pranuar Dekretin e Presidenit.
Eduard Shalsi, si Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u ka kthyer atyre nje pergjigje ku kerkon qe ligji te ridebaohet pas kthimit nga Presidenti. Shalsi shkruan se duke qenë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë publike ndaj këtij projektligji; duke vlerësuar rëndësinë e ligjit për industrinë e riciklimit dhe ekonominë e vendit në përgjithësi; duke qenë të përgjegjshëm për t’i dhënë vendit një ligj të standardeve më të mira dhe, për të mos lënë pa u përfshirë këdo që dëshiron të kontribuojë në përmirësimin e tij; do të dëshironim të përfitonim nga mundësia e dhënë për rishqyrtim, për të përthithur propozime konkrete për përmirësim të ligjit nga gjithë grupimet e interesuara, parti politike, ligjvenës të veçantë, shoqata mjedisore, shoqata të biznesit, përfaqësues të medias, ekspertë, apo qytetarë të interesuar.Në mënyrë të veçantë, do të ftonim për të paraqitur me shkrim propozimet e tyre, subjektet e përfshira tashmë në mënyrë aktive në këtë debat.