BATUTAT/ Pacienti Rama befason kryeministrin Rama: Më përpara i shaja sa të duash…

12 Janar 2017, 16:27Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Ai ka marrë pjesë në inagurimin e njësisë së Shërbimit Neurovaskular (stroke dhe post-stroke), që është shërbimi më i ri i krijuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, si pjesë e Polit të Integruar të Neuroshkencës.

Rama është takuar atye edhe me disa pacientë, mes të cilëve një person të quajtur Saimir Rama.

Ai vetëm një ditë më parë ndodhej në koma, ndërsa me ndërhyrjen më të fundit është në gjendje të flasë vetë.

Quhem Saimir Rama. Kam punuar shofer gjatë kësaj kohe në Greqi dhe në Gjemani disa kohë. Tani ndodhem pa punë për arsye të sëmundjes së veshkave, dhe tensionit.

Mbrëmë erdha, s’kam ditur se ku kam qënë fare. Sot jam mirë. Më kanë bërë mirë këto ilaçet. Një staf i mrekullueshëm.

Jo për gjë, por kam qënë nga të parët që i kam sharë, qenkan njisha. I falënderoj shumë se dhe unë isha në gjendje kome, shumë keq. Dje pasdite s’kam ditur ku kam qënë.

Ajo doktoresha paska qënë çudibërëse se nuk e kisha menduar se do isha në terezi. Tani jam mirë, shpresoj të jem shumë mirë”, tha ai, ndërsa kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me të.

Batutat:

Kryeministri Rama: Mbiemri Rama është rastësi?

Pacienti: Rastësi, rastësi.

 Kryeministri Rama: Më thuaj pak i ke sharë shumë përpara?

 Pacienti: Më përpara sa të duash. I falenderoj shumë se dhe unë isha në gjendje kome, shumë keq.

 Kryeministri Rama: Tani jemi në një fazë tjetër dhe realisht që të gjithë ata që marrin shërbim se kanë hall në QSUT, por edhe në spitalet e tjera pavarësisht se në spitalet e tjera kemi ende shumë probleme, janë të kënaqur. Ata që nuk kanë qënë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur vazhdojnë shajnë e shajnë se s’kanë faj se kanë patur situata të ndërlikuara në të kaluarën.

8 komente në “BATUTAT/ Pacienti Rama befason kryeministrin Rama: Më përpara i shaja sa të duash…”

  1. sapa says:

    Njuk ke me kriminele se doktoret ne shqiperi.Vetem neqofshin gjygjtaret e prokuroret ama keta te fundit te lene ne jete pasi te kene zhvatur kurse keta te paret po nuk pagove ike.Jam kurjoz te di sa kane paguar familjaret e ketij Rames(jo kryeministrit) krimineleve me bluza te bardha?

  2. mateo says:

    Pardje shkova ne urgjencen kirurgjikale te QSUT pasi idha rrezuar nga nje lartesi dhe kisha shembur brinjet.
    Mjeku me vizitoi me dore fhe me sugjeroi tr shkoja ne spitalin ushtarak per te bere radiogafi!!!!!!
    Urgjence me dore si berber!
    Reklamaxhi i madh je o Rama!

    1. ??? says:

      Sherim te shpejte dhe ik e bej edhe nje vizite tek neurologjia se me duket se vuan nga genjeshtra pathologjike.

  3. Rita says:

    Edhe mua mu dha rasti te shihja me syte e mi sherbimin ne spitalin obsetrik-gjinekologjik,”Nena Xheraldine”pasi me lindi nusja e djalit.Meritojne nje “Bravo” te madhe sepse sherbimi ishte i shkelqyer,pasteria te verbonte syte,carcafe,jorgane bore te bardhe dhe personali ishte pronto per gjithshka.

  4. loreta says:

    Kaq te keqinje jane ne shpirt keta qe genjejne e shajne? Po qenkan katran fare, s’kane per tu bere njerez, ngelen bageti. Po ne shtepite e tyre kane ndonje te mete apo njohin e shqetesohen me shume per gjitonin se sa per vete? U zbardhen floket per hallet e te tjereve!

  5. lida says:

    N.qs.s je Saimiri qe e kishe shpine te Hoxha Tahsim pallatet e reja te uroj te shkuara dhe jete te gjate, ke punuar me mua qe po shkruaj dhe ke qene nje djale i shkelqyer, puntor i madh . te uroj ta kalosh sa me lehte semundjen

  6. 456 says:

    I LUTEMI kryeministrit tone te nderuar EDI RAMA ,te vere dore ne spitalet e shqiperise ,ti pajise me aparatura dhe ilace,,,te specializoi mjeket ,,,po e bere kete hallall votat dhe urime do kesh perhere nga populli qe eriton shkolla,kopshte dhe spitale te rregulluara..//

  7. Ekzemplar says:

    Shkova ne urgjencen kirurgjikale te QSUT pasi pata nje shembje ne brinje nga rrezimi nga lartesia.
    Mjeku roje me tha te shkoja ne spitalin ushtarak per te bere radiografi se ne QSUT nuk kishte.
    Ja ky eshte sherbimi ne QSUT.
    JU RROFSHIN MOBILJET E REJA,MURET E PATINUARA etj se sherbimi eshte [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje