Temperaturat ekstreme në vend kanë ofruar panorama të pazakonta në Shqipëri, që nga dëbora pas 32 vitesh në Tiranë deri te imazhet e dëborës në vijën bregdetare në qytete si Saranda dhe Durrësi.
I ftohti siberik në Shkodër ka ngrirë pas tre dekadash liqenin e Shkodrës në disa pjesë si në Shirokë dhe Zogaj, fenomen që ka bllokuar përkohësisht lëvizjen me varka të peshkatarëve.
Këto janë fotot magjike të liqenit më të madh të Ballkanit i zbardhur nga ngrica.
Fotot: Elvis Nabolli- BIRN