Kosova si problem shqiptar

14 Janar 2017, 17:51Blog TEMA

Nga Ardian Ndreca 

Tashma asht ba gjithnji e ma i qartë përceptimi se gjanat në Kosovë mbas shpalljes së pamvarsisë e këtej nuk kanë shkue siç shpresohej. Madje gjithçka asht përkeqësue deri në at’ pikë sa nuk shihet asnji forcë e mbrendshme e zonja me e nxjerrë vendin prej situatët.

Korrupsioni tribal i klasës politike, shtypja e dhunshme e atyne pak bizneseve aktive në emën të nji veteranizmi banditesk gjobitës, penetrimi kapilar sidomos në shtresat rurale i nji islami fondamentalist me ngjyrime të hapta antikombtare, shitja e hapun i nji pjese të mediave dhe mjaft pseudo-intelektualve në favor sa të Turqisë sa të Serbisë, kanë çue në humbjen e shpresës se diçka mund të ndryshojë për mirë.

Se sa pak vlejnë nga ana politike partitë kosovare e tregon ma së miri marrëveshtja e demarkacionit me Malin e Zi, rimarrja e heshtun e kontrollit nga ana e Serbisë me anën e Zajednicës, predikimi i islamit radikal në xhamitë e Kosovës si edhe numri i konsiderueshëm i xhihadistave kosovarë drejt frontit sirian. Letargjija e shumicës së intelektualëve dhe lëngata e kulturës dhe e arsimit i kanë hapë udhë nji çorbe kulturore herë me nuanca turkoshake e herë me nostalgjina jugosllaviste.

Klasa politike kosovare e dhanun me mish e shpirt kah përfitimet e paligjshme dhe korrupsioni kapilar, ka asgjasue në sytë e opinionit publik ndërkombtar sakrificat madhore që ka ba populli i Kosovës për me mbërrijtë tek pamvarsia.

Kemi pa në dhjetëvjeçarin e fundit sesi nga pozita morale superiore për shkak të genocidit serb si edhe të qendresës popullore dhe të politikës së urtë të Ibrahim Rugovës, Kosova ka rrëshqitë pak nga pak padrejtësisht në bankën e të akuzuemve, kjo gja ka ndodh edhe pse politika e jashtme e atij vendi nuk ka dijtë me shfrytzue terrenin e fituem me gjak dhe me luftë.

Gjithë kësaj katastrofe duhet t’i shtohet edhe ideja antishqiptare e “kombit kosovar”, të cilën mund ta përftonin vetëm do mendje të flligshta që punojnë haptas për qarqet ma regresiste të Beogradit.

Edhe politika shqiptare në këto vite ka qenë e papranishme kur asht ba fjalë me ndihmue dhe me mbrojtë me vendosmëni dhe konkretisht interesat e Kosovës. Retorika kallpe e Berishës nuk ka prodhue asnji rezultat pozitiv për Kosovën, ndërsa qasja diletante e qeverisë Rama, kujtojmë kalimthi vizitën qesharake të njikohshme me Erdoganin, e ka lanë të zblueme Kosovën si problem dhe si çeshtje.

Edhe pse për hir të së vërtetës duhet të themi se ka pasë nji ndërhymje të vetme të Ramës në Beograd në favor të Kosovës, e cila u prit me shpirtin provincal të kafehaneve politike të Prishtinës që e panë veten të defaktorizuem. Megjithatë ishte tepër pak nji fjalë e Edi Ramës për Kosovën dhe tepër i papërmbajtshëm kori i kulimave që u zgjuen prej gjumit asfiksiant.

Kosova si shtet i sponsorizuem prej Perëndimit mund të konsiderohet qysh sot si nji eksperiment i dështuem.

Lind detyrimisht pyetja se si do të zgjidhet gjithë ky lamsh?

As BE-ja dhe as SHBA-ja nuk kanë tregue vendosmëni për me zgjidhë nyjën kosovare. S’mund të ishte ndryshe, pse as njena dhe as tjetra palë nuk mund të zëvendsojnë ma shumë se kaq qeverisjen kosovare. Nga ana tjetër në qoftë se vullneti i nji populli nuk gjen shprehjen e duhun politike për me ndryshue rastistjet e fatit dhe vullnetin dashakeqas të anmiqve, asnji forcë e huej, sado mike, nuk do të veprojë kurrë si nji “deus ex machina” për zgjidhjen e problemeve.

Mendoj se ekziston vetëm nji zgjidhje që mund të frenojë pikiatën e frikshme të Kosovës drejt nji të ardhmeje që profilohet mjaft e rrezikshme në çdo pikëpamje, dhe kjo asht nji agjendë e re e përbashkët me shtetin amë për nji bashkim të shpejtë.

Bashkimi i Kosovës me Shqipninë asht diçka natyrale që nuk çon drejt nji “Shqipnije të Madhe”, ide bajate kjo e anmiqve tanë, por drejt nji Ballkani ma të sigurt në çdo pikëpamje dhe njikohsisht i jep shqiptarëve nji shtëpi të vetme të përbashkët.

Vetëm kështu mund të shpëtojë Kosova prej anmiqve të saj radikal, atyne që prej mbrendë po ja shembin përditë themelet dhe po ia rrezikojnë seriozisht sovranitetin, dhe atyne që prej jashtë, në kombinime interesash dhe vizionesh synojnë shkatrrimin e saj përfundimtar.

12 komente në “Kosova si problem shqiptar”

  1. evgjitngrenesi says:

    megjithese jam kunder përdorimit të të folmeve krahinore të cilat sabotojnë frymën kombëtare,jam dakort me frymën e shkrimit. kosova është shqiptare dhe vetëm bashkimi me shqipërinë do ta shpëtojë nga serbet e turqit. por që të arrihet kjo duhet të vijë në pushtet në shqipëri ndonjë parti kombëtariste. me këto që kemi nuk kemi gjë në vijë. edhe ne kosovë duhet të largohet partia proserbe ldk nga pushteti dhe të vijë vv-ja

    1. Odesa says:

      Kane mjaftuar keto 15 vjetet e fundit per te kuptuar se Shqiperia me Kosoven kurre nuk duhet te bashkohen!
      Nuk eshte e thene,qe kemi qene te gjithe shqiptare para 100 vjetesh,por sot nuk jemi me tre tille aq sa te bashkohemi ne nje sofer!
      Kosovaret mbi te gjithe nuk e duan Shqiperine si atdheun e tyre meme,por thjesht per ta perdorur ate per inbteresat e castit!
      Lexoni vetem faqet on-line te gazetave dhe do shikoni se kosovaret na urrejne,me shume jane marre me hallet tona,duke shpifur e share historine tone,duke futur hundet ne Luften Antifashiste etj,por aspak nuk jane marre me armikun e tyre te vetem:SERBINE!
      Ata luften e 4 di8vizioneve partizane te Ushtriose tone e cilesojne si bashkepunim per pushtimin e Kosoves e jo per clirimin e vsaj!
      Kosovaret kane 15 vjet qe nuk kane thene asnje fjale,per luften e partizaneve kosovare ne Brigadat Kosovare kunder pushtuesve gjermane,sepse atje sundojne kelyshet e divizionit nazist “Scanderbeg”!
      Kane qene rreth 70 mije partizane kosovare te inkuadruar ne Brigadat partizane kosovare qe ishin pjese e koalicionit antifashist,pavaresisht se ne kuader te luftes se popujve te ish Jugosllavise!
      T’i nderojne keta heronj pastaj te merren me ne!
      Ne Kosove nuk eshte ngritur asnje MEMORIAL KUSHTUAR 650 DESHMOREVE TE USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE TE SHQIPERISE ,qe dhane jeten per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi!
      Dhe kjo nuk eshte pak per te treguar urrejtjhen e tyre fashiste kunder gjakut te heronjve tre Shqiperise!
      Se fundi edhe ti o Ndrece je nje ANTISHQIPTAR i pa ndreqshem,sepse ti e urren gjyhen letrare shqipe,prandaj perdor dialektin tend te shpellave!
      Sikur ti te ishte ne France dhe te shkruaje ne gazeta me dialekte te provincave te saj,me siguri do te dilje ne gjyq!
      Ti me kete justifikohesh se je antikomunist,por une them se ti kete e ben se je….ANTISHQIPTAR!
      Keshtu luftohet Shqiperia:
      -Ty nuk te pelqen gjuha letrare se e kane bere komunistet!
      -Tjetrit nuk i pelqen historia se e kane shkruar komunistet!
      -Tjetri e quan LANC-in si lufte civile!
      -Tjetri e quan clirimin si pushtim!
      -Tjetri nuk do te permende asgje nga ato qe ndertoi socializmi ne Shqiperi se paskan ndihmuar komunizmin!
      -Nuk flet per arsimin,shendetesine,bujqesine,hidrocentralet,minierat,ushtrine,sportet,kulturen etj se kishin fryme komuniste etj,etj!
      Pra ti dhe kelyshet e tjere si ty fashiste doni t’i fshini me fshese te hekurt 45 vjetet e nje populli te tere!
      Po mire atehere,pse nuk beni ndonje krahasim te sotmen kapitaliste dhe tre djeshmen socialiste ne te gjitha fushat e jetes per shumicen e popullit shqiptar?
      Na shkruaj per gjakmarrjen ne malesine tende qe i ka cuar njerezit ne mesjete,pa shkolla,me vrasje,pa pune,pa kulture,pa buke etj?
      Na shkruaj se cfare te mire i beri feja jote shqiptareve per te jetuar me mire se ne socializem?
      Leri denglat me politike,por fol konkretisht!
      Shqiptaret keto 26 vjet jetojne si ne mesjete dhe rrezimi i socializmit nuk u be per te miren e shumices se shqiptareve,por per te shuar nje burim te sistemit frymezues socialist,qe eshte e ardhmja e njerezimit!
      Ti e urren,jo se je human,por se je sherbetor i armiqve te popujve!

      1. Abdyl Frasherj says:

        Oh mor komunist i ndyt, ju qe e per 15 vite as patate nuk i jepnit popullit me ngren, vjen ketu dhe me flet per te mirat e atij sistemi. A e din ti mor djal se PK te Shqiperise e themeloj Miladin Popovici?!!
        Nje serbomadh, te cilit ia kuqi lulen e ballit nja Gjakovar mu ne mes te Prishtines.

        Komunizmi i perket hustorise me te erret te popullit shqiptar!

  2. Kombi says:

    BRAVOOOO !! KOSOVEN E SHPETON VETEM SHQIPERIA ,VETEM ATEHERE DO TE NDALEN HIENET E SERBISE BASHKE ME BASHKEPUNETORET E TYRE KOSOVARE . UROJ QE NJE DITE TE BEHET KY BASHKIM ,PAVARSISHT SE THACI ME SHOKE E DUAN KOSOVEN PER VETE .

  3. DASHAMIRESI says:

    Ky eshte dhe , me te drejte , duhet te jete problemi me shqetesues per kombin shqiptar . Zgjidhjen e problemeve madhore . cdo komb e pret nga elita intelektuale , qe e quajne “truri i kombit” , berthama e te cilit , duhet te jete “Akademia e Shkencave” te Shqiperise e te Kosoves . Ndjehemi te keqardhur qe te gjithe , per shkak se njerezit e ditur , ne pa mundesi per te jetuar ketu , e braktisen vendin e tyre . Te tjeret qe mbeten , u vune ne kufijte e mbijeteses nga politika , duke ua kushtezuar aktivitetin dhe kthyer thjesht ne figurina te diskredituara . Per mendimin tim , gjithe cka ndodhur dhe po ndodh ne kete tranzicion , eshte veper e sherbimeve sekrete sllavo-greke , te cilet menduan se erdhi casti i shumepritur prej tyre ,ate qe nuk munden ta arrijne para 100 vjetesh. Ata kane hedhur rrenje te forta , kohe me pare , edhe ne gjithe diasporen shqiptare te kudo ndodhur . Sot , ne rajoninn e Ballkanit , shqiptaret faktikisht qeverisen nga agjentura sllavo – greke . Rrjeti agjenturor i tyre , eshte shume i gjere dhe i shtrire vertikalisht e horizontalisht ne cdo kapilar te jetes shqiptare . Faktori nderkombetar , jo vetem qe ka problemet e shumta te veta , por nje popullsi kaq e vogel , per ta nuk perben asnje interes , kundrejt fqinjeve , me prapavije te fuqishme , qe e kane pasur ne cdo kohe . Ndaj , nuk duhet ushqyer asnje iluzion : ” I zoti e nxier gomarin nga balta” !
    Per z. Ardian Ndreca , i shpreh mirenjohje e falenderim dhe i bashkohem shqetesimit te tij .

  4. Une mendoj qe ky problem madhor per shqiptaret duhet te shtrohet per diskutim midis elitave te dy vedeve dhe ti jepet nje zgjidhje ne favor te dy popujve te ndare prej vendimeve te pa drejta qe umoren nga fuqite europiane te para 100 vjeteve !Sot eshte momenti me i pershtatshem per shqiptaret,nuk duhet humbur ky rast perpara se te jete vone,te bashkuar do jemi me te forte,te lihen interesat vetjake, mjaft, dhe te shikohet e mira e pergjithshme !

  5. oldman says:

    Edhe pse me shumicen e argumentave te A. Ndreces jam dakord, deshiroj ti bej dy vrejtje miqesore:
    1. Sot shqiptaret kane nje gjuhe zyrtare dhe unike te cilen perpiqen ta respektojne edhe bashkekombasit tane nga Kosova. Aq me teper ne Shqiperi, gjuha zyrtare e cila eshte nje nga shtyllat e unitetit kombetar, duhet te jete e vetmja ne perdorim zyrtar, per aq kohe sa profesionistet e gjuhesise te vendosin nje standart tjeter gjuhesor.
    2. Sot, as Shqiperia dhe as Kosova nuk jane ne gjendje te shpetojne njeri tjetrin, sepse ato me se pari duhet te shpetojne veten e tyre nga degjenerimi i shtetit perkates. Nje bashkim artificial i dy shteteve, pa nje integrim paraprak kulturor dhe ekonomik midis tyre, vecse do shtonte problemet perkatese duke i dhene me shume argumenta shteteve fqinje per rrezikun e Shqiperise se Madhe. Por me e keqja do te ishte se “gjuetaret e patriotizmit”, te cilet jane me shumice ne te dy anet e kufirit dhe qe historikisht kane shitur interesat kombetare per te mbrojtur placken e vjedhur, do te gjejne me shume terren per te mbrojtur e reklamuar veten e tyre si “shpetimtare te kombit”. Bashkimi i dy “familjeve” mafioze fuqizon pushtetin e mafies ne kurriz te popujve.

  6. xxx says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO adrion,deshten sdeshten shqiptart do ta respektojn Turqine,sepse kombi ka ne Turqi mbi gjysen e kombit,dihet se kush ka ik prej zullumit,zt adrion nqf se dush te shkruajsh ke boll materijal ne arkivat e Austrohungarise,serbis mali zi,po besa edhe gjermane,si psh,1878 pavarsija e Srbise dhe rroli i te parve te adrijanit,pastaj 1912,1915,1919,1932 nuk ke nevoj fare ta permendish Turqin se shumica e din fort mire rolin e Turqise,po mire eshte te vish ne Kosove dhe te vizitojsh disa fshatra per-rreth Prizrenit dhe ti vesish bashkfetart e tu net kuja prona jan vendosur,e jo te mirresh me shkarravina dhe urrejtje ndaj nji shteti qe strehoj njerzt e debuar nga ky teritor vetem se ishin musliman,keto shkrime duhen te nderpriten menjihere dhe keto shkrime me medime fashiste,sepse dje e kishim trenin e svetisaves qe se lejuan me hy ne kete teritor,dhe shkrimet e juaja antifetare dhe me fashizem ne thelb duhen te nderpriten,se jeni te zhytur ne krim ma zi se shkit.

    1. bekimi says:

      XXX ore turkoshak -grekoshak…Po ik edhe ti atje!!!! Trojet shqiptare duhet te kene ZOT shqiptaret ne aleance me te miren, civilizimin botror USA- -EU! Jam per aleance edhe me kedo qe respekton popullin dhe trojet shqiptare ,pa kufizim! Z.A.Ndreca flet me shqetesimin intelektual e kombtar ! Lere Gjermanine …por vetem Korete kane mbetur pa u bashkuar per arsye politike (Kina–JaponiaUSA). Pengesat e perkoheshe te bashkimit jane korrupsioni, armiqte tadicional ,injoranca…. Koha po vjen dhe nuk duhet humbur!

    2. bekimi says:

      XXX ore turkoshak -grekoshak…Po ik edhe ti atje!!!! Trojet shqiptare duhet te kene ZOT shqiptaret ne aleance me te miren, civilizimin botror USA- -EU! Jam per aleance edhe me kedo qe respekton popullin dhe trojet shqiptare ,pa kufizim! Z.A.Ndreca flet me shqetesimin intelektual e kombtar ! Lere Gjermanine …por vetem Korete kane mbetur pa u bashkuar per arsye politike (Kina–JaponiaUSA). Pengesat e perkoheshe te bashkimit jane korrupsioni, armiqte tadicional ,injoranca…. Koha po vjen dhe nuk duhet humbur! ….. Lum kush te rroje , ta shohe Zonje !

  7. D.K says:

    Po kolonet e vet strehoi o truthare,strehoi servila,bythqira,kriminele,legena,shërbëtorë ,eunuke,skllever ,dhe te pabese.Shiko sot erdoganin si eshte për te kuptuar se cfare haleje rrojne patriotët filo-turq

  8. 17nentori says:

    ne aspektin e brendshem, nuk ka asgje per te fituar kosova nga shqiperia qe nuk e ka tani.
    te gjitha problemet e brendshme qe rreshtohen nuk do zgjidhen thjesht se hajde bejme bashkimin!!!
    ne aspektin e jashtem, kosova ka vetem gjera per te humbur nese bashkohet dhe shume pak ose aspak per te fituar.
    te paren gje qe do humbasi eshte legjitimiteti i mbeshtetjes nderkombetare qe menjehere do pushoje se ekzistuari…. sepse ska cfare te ekzistoje me!!!!
    e dyta do te coje me zor ne provokim te fqinjeve, qe nuk do humbasin fare kohe ose pike qe te thone qe ne ju thame… shqiptaret donin te bashkoheshin!!! Pas kesaj, me hir apo me pahir, nje pjese e kosoves do ndahet si reagim per bashkimin, dhe as kosova, as shqiperia dhe as perendimi nuk do kene terezi ta ndalojne dot!!!
    ndarja si kunder-veprim ndaj bashkimit do te jete aq argument i pranushem, sa perendimi nuk do levizi as edhe nje gisht per dicka qe do tu duket te gjitheve si me stabel dhe e qendrueshme sesa te kundershtojne!!!
    e thene shkurt dhe me pak fjale, nese doni te coni uje tek mulliri i ndarjes se kosoves atehere filloni juve bashkimin dhe do ta keni perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje