Manjani nga burgu i grave vijon replikat me Tahirin: Punë të ligjshme, jo hashash

14 Janar 2017, 15:52Politika TEMA

Nga burgu i grave, ku mes të liruarave ishte edhe një vajzë që tashmë do të garojë në emisionin “The Voice” në Top Channel, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vijuar replikat në distancë me kolegun e tij në qeveri, Saimir Tahiri.

Pa e përmendur me emër, Manjani tha se vetëm punësimi i ligjshëm është rruga e duhur, pasi kanabisi nuk është një opsion.

“Unë falenderoj një prej televizioneve që tashmë një prej grave do fillojë punë. Shpresoj se edhe pjesa tjetër e biznesit privat do të hapë dyert për të angazhuar këta njerëz në punë të ligjshme, theksoj “të ligjshme” sepse kanabisi dhe të tjerat nuk janë opsion”, tha Manjani.

4 komente në “Manjani nga burgu i grave vijon replikat me Tahirin: Punë të ligjshme, jo hashash”

  1. Zara says:

    manjani ti je plani b i metes tani. deri tani u perdor parlamenti si molle sherri, tani e tutje po perdoresh ti. Pra meta me berishen qe te shpetoje nga drejtesia perdorin sherrin cfaredo qofte ai ndermjet gazetareve te vet, ministra te LSI e keshtu me rradhe vetem sherr dhe sa me pak qetesi per njerezit, me qellim qe te fitoje meta dhe berisha, bravo!!!!!!!!

  2. Relax says:

    O Manjan Manjaku,Sajmir Tahiri eshte ministri i brendshem me i suksesshem ne keto 27 vite.

  3. monika says:

    manjani i ben presion tahirit per te mos arrestuar baronin e ilir floririt

  4. Ballisti says:

    Opo ç’mutin ka ky Manjani me koleget e tij? Kjo do te thote te flasesh kundra vehtes.Nuk e kupoje dot.Ky po flete sikur ka pire dy kile raki,me keq se Arben Ristani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje