Çamëria, flasin 2 deputetët e PS: Pse firmosëm për komisionin për zbardhjen e tragjedisë

15 Janar 2017, 12:01Politika TEMA

Kërkesa parlamentare e 7 deputetëve për të ngritur një komision mbi zbardhjen e tragjedisë së Çamërisë dhe gjenocidit mbi shqiptarët e kësaj zone, mban firmat edhe të dy deputetëve socialistë, Artan Gaçi dhe Enkelejda Shkreli.

Këta dy ligjvënës i janë bashkuar nismës me bindjen se mbi këtë ngjarje historike duhet hedhur dritë. Të pyetur nga “Shqiptarja.com” se për çfarë arsyesh ju bashkuan një nisme të tillë, deputetët socialistë dhanë përgjigje të karakterit patriotik dhe të dinjitetit etnik dhe kombëtar.

“Kam të njëjtën arsye që kisha kur këmbëngula për muaj me radhë (dhe besoj që ja dola) që Fjalori Enciklopedik fyes i Akademisë Malazeze të tërhiqej nga qarkullimi”,-tha Enkelejda Shkreli. Artan Gaçi thotë se ka firmosur këtë nismë sikundërse do të kishte firmosur për çdo çështje që ka të bëjë me një pjesë të komunitetit shqiptar kudo qoftë ai.

“Kjo është një çështje e komunitetit shqiptar të Çamërisë. Është një çështje e shqiptarëve sikundërse mund të ishte një çështje e Labërisë, e gegëve apo e toskëve.

Për mua Çamëria është një zonë e jetuar nga shqiptarët dhe duhet trajtuar si e tillë pa qenë nevoja për të ndezur debate konfliktuale me fqinjët”,-tha deputeti socialist.

Për Artan Gaçin kjo nuk është një firmë për protagonizëm, por një përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë pjesë të historisë. “Nuk firmosa as për nacionalitet, as për patriotizëm politik, as për vëmendje.

Përkundrazi, sa më shumë punë e sa më pak vëmendje do të ishte mirë në këtë rast, ku puna të hedhë sa më shumë dritë mbi këtë pjesë të historisë”,-tha Gaçi. Deputeti i Partisë Socialiste thotë se historia ka nevojë të rishikohet dhe duhet nisur me gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Kjo është një mundësi që historia të rishikohet dhe të hidhet dritë me realizëm dhe vërtetësi mbi ngjarjet pasi historia jonë është shtrembëruar herë pas here, jo vetëm në këtë rast, nga Fuqitë e Mëdha dhe faktorë të jashtëm.

Është rasti që rishikimi i fakteve të nisë me gjenocidin që ka ndodhur me komunitetin shqiptar të Çamërisë”,-tha deputeti. Artan Gaçi thotë se është bërë pjesë e kësaj nisme edhe për një arsye personale, pasi prej 10 vitesh tashmë frekuenton rregullisht trojet e Çamërisë së dikurshme. “Çamëria është një krahinë shqiptare.

Unë prej 10 vjetësh tashmë së bashku me familjen time shkoj dhe vizitoj ato troje për turizëm, por edhe për kuriozitet historik. Shkoj edhe në fshatin e famshëm të Sulit, ku u bë qëndresa e fundit ndaj Turqisë. Është jo normale që heronjtë e këtyre qëndresave, gratë që u hodhën në shkëmb bashkë me fëmijët pas vrasjes së burrave, heronj të tjerë si Marko Boçari e të tjerë, tentohen të përvetësohen nga Greqia. Kjo zonë ka vlera historike po aq sa Kruja.

Është e trishtueshme që faktet historike shtrembërohen në dëm të shqiptarëve”,-tha Artan Gaçi.

5 komente në “Çamëria, flasin 2 deputetët e PS: Pse firmosëm për komisionin për zbardhjen e tragjedisë”

  1. Erjon Brace says:

    Ashtu u ka thene shefi. Nuk do shume mend kjo …

  2. pedro i ri says:

    Ju lumte.

  3. Andreas says:

    Kjo arsyeja e Ledit te Tanit, qenka shume bindese!

  4. berti says:

    MIrë o mirë, po si është puna e Sulit dhe e sulioteve ? Turqit e shfarosën Sulin apo ALi Pasha me lebërit dhe çamët e vet myslimanë ?? Bën mirë që të vërtetat të thuhen deri në një ! Dhe të kuptojmë se armiqësia që mbolli Ali Pasha e pati aktin e fundit të saj në dëbimin e çamëve muslimanë nga forcat e Napoleon Zervës, pikërisht ky Napoleon ishte me origjinë nga Suli dhe i lindur në Artën e bukur ish-shqiptare.
    Edhe Tema në një shkrim të saj të paradokohëve për revolucionin grek e vinte në dukje faktin në suliotët, mes tyre dhe Zervat, ishin shqiptarë !

  5. Xha Spiroja says:

    I nderuar Berati do të bëj një sqarim lidhur me
    Origjinën e Napoleon Zervëse. Stërgjyshërit e tij janë vendosur në jug te Sulit dhe veri të Artës në shek. XIII- për të shpëtuar nga masakrat e tmerrshme të Kryqëzatave. Pra kanë sardhur në këto troje para 750- 800 vitesh, jo vetëm zervatët, por dhe disa familje me emër në atë kohë që u vendosën në Janinë. Fshati Zervohor që quhet sot është ndërruar nga shteti Grek para 100 vitesh dhe quhej Dhragumi me 250 shtëpi. Çamët nuk kanë luftuar asnjëherë kundër suliotët por bashkëpunoni kunder Ali Pashë se dhe osmanëve. Mirë është që të çfletohen historitë sipas ngjarjeve që dëshirohet për komente
    serioze. Kaq. Xha Spiroja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje