Një biznesmen është gjetur ditën e sotme i rrahur dhe me plagë në trup brenda aktivitetit të tij. Ai është Ylli Salla nga qyteti i Elbasanit.
Mësohet se biznesmeni është dhunuar dhe rrahur pranë biznesit të tij. Salla është dërguar në spital për mjekim.
Ndërkohë, “Panorama” mëson se sherri ka nisur për hapjen e një kanali shumë pranë pikës së karburantit të biznesmenit Ylli Salla, ku përballë ndodhet edhe fabrika e peshkut. Pronari i fabrikës sipas Policisë ka disponuar edhe një leje për hapjen e një kanali shumë pranë fabrikës së tij, por që është përballur me biznesmenin Ylli Salla i cili i ka kërkuar punëtorëve që po hapnin kanalin që të ndalonin punën.
Këtu mesa duket ka nisur edhe sherri mes dy pronarëve. Nga ana e tyre punëtorët pasi janë përballuar me biznesmenin i cili i ka ndaluar të bëjnë punime, kanë lajmëruar menaxherët e fabrikës së peshkut.
Sakaq mes tyre ka nisur një debat i cili ka përfunduar me dhunë mes palëve. Por i dhunuari në këtë rast ka qenë vetëm biznesmeni Ylli Salla i cili pas kësaj ka kallëzuar rastin në Polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet.
Ndërkaq të dyja palët pretendojnë se janë dhunuar, por Policia ka shpallur në kërkim pronarin e fabrikës së peshkut. Ndërsa mësohet se në Polici janë shoqëruar edhe punonjësit që po hapnin kanalin, si edhe dëshmitarë në fabrikë si edhe në rrugë në momentin e sherrit.
Pronari tjeter eshte Gjergj Luca I Rozafa Fish pse se thua
Akoma nuk doren keta fshatare nga mahnia te,,ligjin e bej une? Ai tjetri gerrmon me leje,po pate kundërshtime shko e ankohu aty ku ja kane dhënë ,në vend që të hash dru si gomari
web1 a maloku po germon pa leje dhe eshte malok i pabese. nuk eshte njeri kunder bisnesit te malokut gjergj luca por kunder veprimeve te tij per te ndotur ambjentin me pislleqet e peshkut. ka njerez qe kane investuar gjithcka atje dhe ky maloku i pabese po ju shkaterron gjthcka me plehrat e tij. kuptove a web1 kopil maloku.
NE SHQIPERI KJO QUHET “MARRVESHJE TREGETARE”.
hahaha komenti me fantastik qe kam lexuar ndonjehere ?
Populli shqiptar e ka çare rrugen e historise me leva dhe kallash ne dore. njerezit e nje vendi Jane pasqyra e qeverise. E tille politika, i tille populli (bagetia). Kur i ben ligjet me sherihat , kto Jane pasojat . Nuk di turma r talebaneve ku fillim e ku mbaron e drejta.
Ligji I xhungles ….keq me vjen se aty Kam lindur dhe jame rritur po kjo eshte Shqiperia ,pa ligje,pa polici pa shtet …kush eshte me I forti ai fiton….Xhungel
po ky Ylli, para sherrit apo mas sherrit e ka thirr zabitin?
Pronkaret, pronkaret shqiptare….
….mjere populli ne dore te kujt eshte, po keto koken hengshin!!!!
Harxho kohen edhe policia me keto kafshe tani, ne vend qe te beje ndonje pune me te dobishme.