Ceremonia e Donald Trump/ SHBA: S’ka zyrtarë shqiptarë të ftuar. Vetëm ambasadorja Faber me bashkëshortin

17 Janar 2017, 15:42Politika TEMA

Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga Top Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në të nënvizohet qartë se, “si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje.

Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”.

Siç pohohet dhe nga vetë Departamentai i Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar.

Por disa zyrtarë dhe politikanë shqiptarë, mes tyre kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ministri Blendi Klosi dhe deputeti socialist Ervin Bushati janë nisur për të marrë pjesë në këte ceremoni.

Top Channel ka siguruar dhe një biletë, e cila shitet deri në 500 dollarë nga stafi i presidentit Donald Trump, për “Mëngjesin Inaugurues të Presidentit”, aktivitet ky i cili zhvillohet në fakt në Trump International Hotel e jo në ambientet zyrtare të Uashingtonit.

Biletat janë pa emër dhe shoqërohen nga formulari i pagesës.

Gjthësesi, kërkesa mbetet e lartë dhe rezulton se këto ftesa janë shitur shpejt.

11 komente në “Ceremonia e Donald Trump/ SHBA: S’ka zyrtarë shqiptarë të ftuar. Vetëm ambasadorja Faber me bashkëshortin”

  1. Devolliu says:

    hahahahahahahaha
    TCH paska bere lajm qe Meta e Basha nuk jane te ftuar ne ceremonine e Trump.
    hahahahahahahahahhahaha
    Ku eshte lajmi ketu se nuk e marr vesh. Po mbajeni vetem more se late nam.
    Coji Edi Rames ilaçe per depresion se eshte e rende kjo e inagurimit.

    1. Tirona says:

      Lajmi eshte se Ata qe nuk jon ftuar, nese deshirojne te marrin pjese ne ceremonin e presidentit te SHBA duhet te blejne bileten e cila kushton simbas vendit……. Delegacioni shqiptar qe eshte nisur duhet qe biletat e avionit, ceremonise, si dhe shpenzhimet e hotelit dhe te qendrimit ti benne nga kuleta e tyre dhe ti bohet transparent taksapaguesve shqiptare. Cdo prokuror ,si dhe gazetaria investigative duhet te jene te ndjeshem per kete rast………..Zoterijn te delegacionit jeni paria dhe ligjvenesit e ktij vendi( edhe pse nuk e meritoni kete status) zbatoni ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

    2. The Punisher says:

      Devolliu po ben gare me Klimax-in se kush eshte me budallai i forumit.

    3. alt says:

      president tramp ,, ishalla i japin gabim kodet berthamore,, eshte gjerman me origjine dhe gjermanet nihen per vendosmeri dhe krenari/ problemi i trampit eshte kina prandaj kerkon te zbuse mardhenjet me rusin dihet qe kina rusia mish e koc bashke,,.problemi eshte ekonomik amerika ka prere dollar me shumic mbi vleren e ekonomise se saj ,, kinezi ka bere kinezin i ka mbledhur keta dollar nga eksportet qe ka bere ne amerik dhe me kondenier te mbushur plot e per plot me dollar eshte gati ta bleje gjysmen e amerikes ,, kina mqns ka shum para prandaj po i investon ne shum shtete duke ju blere porte aeroporte, e dine shum mire se amerika mund ta shvleresoj dollarin pikerisht per ti demtuar ekonomine,,ekonomia kineze eshte ekonomi e bazuar prodhim fitim,, amerikanet kujtuan se jan budallenj kinezet ata punojne neve presim letra,,,

    4. Saliu says:

      Qe devollinjte jane budallenj kete e dijne edhe gomeret por ky me nickname devolli ose duhet te jete ridvan bolja ose ndonje i afert i tij . E gjithe puna ketu eshte se ka dite qe po dalin lloj lloj ordineresh si nje oficer ordiner zgjyre keshilltar i presidentit sakat ish anetar i ppsh qe na thote se eshte i fuar se ka merita per punen e tij kur te gjithe qe e njohin e njohin per sharlatan letyre dhe te paafte qe di te beje mire vetem bythelepirjen. Po keshtu po thote dhe inkorruptuari i neveritshem medihoxha apo holandezi fluturues lgbt basha apo hajduti meta. Ne v nd qe devolliu te pyese se ku i gjejne parate keta ordinere dhe te korruptuar qe shkojne n usa i qan hallin lulushit medihoxhes apo metes.

    5. Devolli e mbolle kripen.per ata qe nuk e dine se devolliu hodhi kripen ne are dhe priste qe te mbinte.kaq te zgjuar jane dhe duan te mbrojne vicidolsin e serbis.

  2. Relax says:

    Marredheniet e shqiptareve me SHBA jane te perjetshme,por nese serbet dhe ruset besojne se Trump do i mbeshtes,do i perkujtoj se Enver Hoxha ne vitin 1962(Shqiperia ishte antare e Paktit te Varshaves,prej vitit 1962-1968 Shqiperia edhe ishte edhe nuk ishte antare e Paktit te Varshaves,ndersa me 1968 pas intervenimit ushtarak te ish Bashkimit Sovjetik ne Cekosllovaki Shqiperia edhe formalisht e braktisi Paktin e Varshaves)i perzuri me shqelma sovjetiket e zgjebosur te Hrushqovit nga Shqiperia pa asnje asistence amerikane-atehere Shqiperia nuk kishte marredhenie diplomatike me SHBA.

  3. leka says:

    A qenka martu a,hajde hajli ….Gjithandejn dhendurre,popull i forte.Cka thote Ismaili…

  4. Treviso says:

    Pse pikerisht ketopersona kerkojne te shkojne patjeter ne ceremonine e Berluskonit, o me falni te Trump.
    Keto persona po te plotesojne formularet e vetingut keto as ne parlamentin shqiptare nuk lejohen te hyjne dhe jo ne ShBA.
    Mendoj se as ambasada Amerikane nuk ka per ti paisur te gjithe me viza duke ditur te shkuaren e tyre.

  5. T.T says:

    Ekram Bardha eshte i ftuar,pasi ai o i vetmi republican dhe i tako te jet i ftuar,jom ene una i ftuar po un sjom politikan un jom pizza man.

  6. Tony per DEVOLLI koqen says:

    O DEVOLLU po ku je of gomar pe Babani se ti na je pak gomar me I zgjut me qe na argeton pak me ato gomarlliqet e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje