Dëbora dhe tërmetet me magnitudë mbi 5 ballë që kanë goditur Italinë qendrore, kanë shkaktuar një ortek në zonën, e Abruzzo-s, i cili ka goditur një hotel.
Ekipet e shpëtimit kanë raportuar se nga hotel “Rigopiano” janë nxjerrë tri trupa të pajetë, ndërsa vazhdojnë kërkimet edhe për 35 persona të tjerë, të cilët mendohet të kenë qenë brenda hotelit, gjatë momenteve të ortekut.
Ndërkohë, pamjet e hotelit të mbuluar nga dëbora dhe ambienteve të brendshme të tij, tregojnë shkallën e shkatërrimit të ortekut.
Sipas ekipeve të shpëtimit, mendohet se klientët e hotelit janë mbledhur në katin e parë, ku ishte edhe holli i hotelit, pas lëkundjeve të tërmeteve, kur janë goditur nga orteku.