Denis MacShane në The Indipendent: Trump aksidentalisht mundet ta rindezë konfliktin e Kosovës!

23 Janar 2017, 18:04Rajoni TEMA

Ish- ministri i Britanisë së Madhe për Europënm Denis MacShane në një koment të botuar në numrin e sotëm të gazetës së njohur britanike The Independent, shkruan se Donald Trump, presidenti i posazgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “aksidentalisht mund ta rindezë konfliktin në Ballkan” mes Kosovës dhe Serbisë.

McShane shkruan që Kremlini tashmë e “ka në axhendë çështjen e shkeljes së kufinjve dhe ndezjen e konflikteve kufitare siç janë rastet në në Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë, por edhe mbështet Beogradin në kërkesat për separatizmin nacionalist serb në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”.

Sipas McShane, nëse Putini kërkon Trumpit një favor në mbështetje të Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bjerë përsëri në konflikt të hapur, në Bosnje dhe sidomos në Kosovë.

Pasi numëron serinë e incidenteve të kohëve të fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia dhe duke u ndalur sidomos tek provokimi me tren, ish-politikani britanik konstataton që deri më tashti politika amerikane ka qenë e qartë kur Ballkani është në diskutim.

Qoftë demokratët, ashtu edhe republikanet, kanë marrë anën e shqiptarëve kundrjet sprovave nacionaliste serbe.

Trump duhet të pyesë politikanët me përvojë nga republikanët, siç janë Bob Dole apo John McCaine, me të cilët Hashim Thaçi është takuar së voni në Uashington.

“Europa është e pafuqishme të mbajë Ballkanin të qetë”, shkruan McShane.

“prandaj një aksident nga Trump qe do të hapte rrugë për Serbinë, do ndizte konfliktet në Ballkan”, shkruan McShane në Indipendent.

14 komente në “Denis MacShane në The Indipendent: Trump aksidentalisht mundet ta rindezë konfliktin e Kosovës!”

  1. Usa says:

    Serbia ka filluar shume heret provokimet. Nje provokim qe nuk i eci, ishte droni ne ndeshjen mes tyre dhe Shqiperise.
    Tani qe ne krye te Amerikes, Putin ka njeriun e tij, Kosova eshte pike konflikti dhe shkendije per lufte Ballkani.
    Ju duket e pa-besueshme? Dy hajvanet e botes, do bejne ujdi per ti rene Kines. Keto ujdi do jene ne kurriz te shqiptareve, ukrainasve dhe ndonje shteti ballrik.
    Mbajeni vath ne vesh kete. Do jete arsye per te shperthywr lufte dhe Europa nuk do beje asgje per te mbrojtur Kosoven nga serbet me prapavije te forte ruse.

    1. mirel says:

      Sakte. Po dhe ky trushkuluri yne kryeminister kontriboi maximalisht qe situata te rreshqase ne favor te konfliktit.
      Nuk e di si e nxjerr koken ne publik.
      Ne kete situate duhet medoemos te jape doreheqjen, se do jete vetem sherr lufte.

  2. Kushtrim Jehona says:

    Për këtë arsye Kosova dhe sidomos Shqipëria duhet të armatosen dhe të përgatiten për luftë ?

    1. The Punisher says:

      Mire e ke ti Kushtrim Jehona…por me mire te presim cfare thote komandant Hoxhaj, komandant Buzhala, komandant Matoshi. Ata kane pas 80 % te kosovareve.

  3. koha jone says:

    Europa ka shume vite ne Kosovo dhe perseri ka mbajtur anen e Serbise ,duke e ndihmuar nga pak ,sepse ka patur ,friken e Amerikes . Nqs Amerika do te tregohet tolerante , EUROPA AKOMA ME SHUME .
    UROJ QE TRAMPI MOS TI VEJ ZJARRIN BALLKANIT .

  4. ./ says:

    duhet te heqim thaset e plerave nga ushtia jon nese e kemi nje te till dhe ti zevensojm me ato armatime qe i çuam per skrap dhe qe ben vilat e tyre politikanet tan antikomtar dhe antinacionalist , ne te kundert jo kosova qe do shkoj per lesh , por dhe SHQIPERIA nuk esht çudi , jo pa qellim agjentrat serbe dhe greke e para gje qe ben me spiunet e vet qe drejtonin politiken ne PD dhe tek te drejtat e jeriut , te paren gje qe ben shkaterruan komplet ushtrin , shkaterruan dhe te ter industrin dhe tani hani nje mut o shqiptar se naj pati fain ENVERI qe na armatosi dhe na la bunkeret , urdhoni saliu si agjent serb bashk me nje tuf te tjer qe kan zaptuar parlamentin ton ju lan pa brek ne byth , po mos llapni shum se do i humbisni te tera , nuk ruhet shteti me pushk karabin dhe me thas plerash, ku jan ata skorpionsat qe na çanin trapin ter kto vite duke na mbushur mendjen se nuk ka luft , ata ishin antishqiptaret e betuar qe ulerinin me kte tori neper komente.

  5. T.T says:

    My president MR Trump, as qe i han palla per ballkanin,,,,America first,,,Make America great again.

    1. une says:

      “Ta bejme ameriken prap te semure”. Ky eshte Trampi vertete. Amerika do te shkoj per lesh me Trapin.

  6. ali vlora says:

    Nuk jame profet. Por kam thene vite te shkuar se ne gaxoshullin Ilirik ( per shkak te sllaveve ardhacak shek 6-9 ) njk dote kefe petesi. Shkaterrkmi ushtrise eshte tradheti kombetare. Horrat do te ikin . Bashkpunetore qe “luftuan” komunizmin po dihet dhe mjefe ne e brezi iri

  7. Skeptiku says:

    Europa e Percare Politikisht..dhe ne fushen Ushtarake e Dobet pa Ameriken..
    Deklaratat e Tramp Dhene Gazete BILD, se nuk i Intereson nese Europa eshte e Bashkuar apo e Ndare…VENE NE PIKEPYETJE TE MADHE Politiken dhe Angazhimin Amerikane ne Europe…Akoma nje Inicjative Gjermane per te Marre ne Kontakt me Shtabin e Trampit..la shume Dyshime…U Kontaktua Djali i Madhe i Trampit..i cili sa me “Naivitet” po aq edhe Brutal..tha se kjo c´eshtje nuk ka te beje me te??????????????
    Po nje Pyetje e hapur eshte per te Gjithe Shqipetaret:Po nese Serbet Invadojne ne Kosove??A thua eshte ne Gjendje Trupa e NATOS–te Mbroj Kosoven??Apo do ta lene ne “Meshiren e Fatit”…duke Pritur Gjasme “Urdhera” nga Komanda e Larte e Natos???MOS E DHENTE ZOTI, dhe ZOTI na Ruajte..nga Nje “Sehirellek” i Trupave te NATO-S ashtu sikurese Bene Trupat Hollandeze ne Srebrenicen e Bosnjes…(Trupat e UN-os nene Komanden Hollandeze shikonin se si Thereshin Myslymanet Boshnjak dhe nuk Nderhyn me Preteksin se nuk kishin te tilla Kompetenza)..
    SERBIA eshte Ushtarakisht shume me e Fuqishme se ne Shqipetaret(Shqiperi-Kosove)…
    Por e Rrezikshme eshte se nje Nderhyrje Serbe ne Kosove:DO TE VINTE NE PROVE BESNIKERINE E TRUPAVE TE NATOS-ne Kosove…si dhe Politiken Amerikane…A ESHTE AJO PRO APO KUNDER SHQIPETAREVE….
    Nese dikush do te na Permende Rolin e Turqise ne nje Konflikte Serbo-Shqipetare::per fate te keq TURQITE KANE QENE ATA QE KANE BERE MARREVESHJE ME SERBET PER “Pritjen e Mysmymaneve Shqipetare”…Pra Turqia nene Trysnin e Moskes shume shume do te hape Rrugen qe Shqipetaret tja Mbathin ne Turqi..(Spastrim ETNIKE)::Pra ne Situaten Aktuale POLITIKE Nuk munde te Presim shume edhe nga “Byryzeret Turqe”..
    Gjermanet dhe Italjanet DO TE NA MBESHTESIN VETEM Ne Politiken e Zgjidhjes Diplomatike::Greqia…Munde te marre “Guzim”..dhe na Merre Jugun e Shqiperise.. dihet Historikisht se jane ne Kolicjon me SERBET..Nese Turqit Bejne Presjon kunder Greqise,dhe Kerkojne Mbeshtetjen Russe..ATE MBESHTETJE DO TA MARRIN :pra Jugu i shqiperise i Mbetet Shqiperise..Kurese Kosova Zbrazet nga Shqipetare qe marrin Rrugen e Turqise..A.Kemi Shanse ne te Fitojme kunder Serbeve???Duket pak e Besushme…DO TE JETE NJE KONFLIKTE I pERGJAKSHEM…me i Pergjakshmi ne Histori..Lufta Guerrile do te Vazhdoj Gjate…Trupat Serbe do te Hyjne e dhe ne Shqiperi..gjoja per te Shkaterruar Bazat e Terroristeve Kosovare…
    NUK KEMI PSE ZGJATEMI:Shqipetaret duhet te ARMATOSEN ME SHPEJTESI…dhe duhet te Krijojne nje Ushtri te perbashket Mbarekombetare..Shqipetare…sa nuk eshte Vone….UROJ TE MOS JETE KESHTU..lol

  8. ADN says:

    Kam pershtypjen se ka nje frike te rritur per gjendjen e sotme. Ky friksim vjen dhe si pasoje e nje gjendje te gjate lirie ku lufta nuk imagjinohej. Jeta keshtu eshte, me paqe e lufte. Kjo eshte historia e njerezimit, historia e zhvillimit permes punes e luftes. Me serbet ne kemi qene perhere ne lufte. Dhe luften e fundit sapo e kemi fituar. Situata ne te cilen jemi duhet njohur, vlersuar e perballuar. Kjo eshte detyre, se pari, e atyre qe drejtojne shtetin shqiptar. Serbia nuk eshte nje shtet I fuqishem. I shkaterruar nga lufta dhe problemet e brendshme, Serbia eshte cope-cope dhe ne sherr me gjithe fqinjet.

  9. Gora says:

    Ne kohen e Enverit skishim buk te hanim por ushtria ishte top me nje mentalitet super per lufte.po tani skemi as buk as ushtri!!! Keta politikanet tone thone qe na mbron nato…se ne se bejme dot luften me luge qe na kan mbetur po nese nato na kthen kurrizin ateher do ta kujtoni dhe ta qani enverin,nuk e besoj qe tramp te luaj me shqiptaret te presim zhvillimet.

  10. Ledio says:

    Per ata qe duan te me degjojne. Ketu ku jetoj edhe punoj , nje njeri me peshe ne fushen e financave kishte shkuar ne nje mbledhje te ish-politikaneve, ish-CIA dje ish-FBI punonjes per te diskutuar mbi situatat politike ne USA edhe ne Bote ne pergjithesi.Duke e ditur qe jam shqiptar edhe gjithmon diskutojme per probleme politike me tha: Ledio rradhen e ka Kosova edhe me dha edhe disa arsye. Edhe sikur mos te jete 100% e vertet, une per vete duke marre parasysh arrestimin e Ramush Hajredinaj, trenin edhe shume ngjarje te brendeshme ne Shqiperi edhe Kosove do ti jepja nje rrendesi te madhe. Po ashtu ne shume media Kosova po na paraqitet si shtet islamik edhe nga 200 ose 300 mjekerrosha qe mund ti jene bashkuar ISIS , shume shoejt ne media do flitet per mijera si edhe rrezikun qe do ti paraqitet Europes nga fondamentalistet islamik te Kosoves. Vazhdimi i skenarit Serbo -Rus dihet pastaj. Kosova do paraqitet si shtet Islamik, Mafioz , rreziku i popullates Serbe aty etc. Ne keto kushte qeveria e Kosoves edhe ajo e Shqiperise duhet te punojne edhe te mbajne kontakte 24/7 me njera tjetren edhe me vende aleate .Cdo qytetari te Kosoves edhe vecanerisht te atyre qe ndajne vije kufitare me Serbine duhet te armatosen sa me mire edhe sa me rrende, me qellim qe cdo shtepi ne Kosove te kthehet ne nje fortese. Te shikohet mundesia qe ish bunkeret e merhumit Enver , vecanerisht ato ne Shqiperine e Mesme te transferohen ne Kosove, si edhe te krijohen te gjitha linjat per ti ardhur ne ndihme popullsise aty. Le te shpresojme qe do kete paqe, Kosovaret ta kujtojne mire nga u erdhi LIRIA edhe qe USA , Angli, Gjermani nuk do na lene ne balte.

  11. Sorge says:

    Komentues frigacak dhe te njeanshem pse cfar do Trompa do bej bota ju jeni sahanlepires zvarranik se bashku me opoziten qe thon na erdhi momenti te shpetojme pasurite e vjedhura dhe keshtu ja ja hodhem.
    Mos mendoni se edhe Tromp nuk eshte aq nudall sa mos te ju kuptoj.
    As lufte as kurrgja nuk do te kete vetem rivalitet ne mes partive ne pushtet dhe opozitare per ta marr ose mbajtur pushtetin.
    Ndoshta dhe kjo me e mundshmja lufta civile kete din ta organizoj me se miri Sala por ka per ti thue brit e veta.
    Ne populli i kemi i kemi perjetuar 1997 dhe vetem budallenjte mbeshtetin poshtersine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje