Juristi Karaj: Pas vizitës së tij me Shkëlzenin në Pragë, Kastriot Ismailaj mori 1.5 mln euro nga CEZ

24 Janar 2017, 18:54Kronika TEMA

Juristi i OSHEE, Romeo Karaj u shpreh se Shkëlzen Berisha, Kastriot Ismailaj dhe Nuel Kalaj, kanë luajtur rolin e sekserëve të privatizimit të kompanisë OSSH te çekët e CEZ-it.

Duke iu referuar udhëtimeve drejt Pragës të Shkëlzenit dhe Kastriot Ismailajt, Karj thotë se është bërë me qëllim ndërhyrjen e djalit të ish-kryeministrit për kontratën e kompanisë DIA me CEZ.

Karaj në “45 minuta”  në Report  TV,  thekson gjithashtu se pas realizimit të kësaj vizite, në shtator të 2010-ës, Kastriot Ismailaj ka marrë në formën e pagesave nga CEZ, 1.5 milionë euro.

Para datës 8 shtator 2010, Ismailaj ka marrë 3 pagesa nga CEZ. Nga 500 mijë euro në muajin shtator, pra 1.5 mln euro, pas vizitës në Pragë me Shkëlzen Berishën. Arsyeja? Kontrata e parë nuk i është njohur nga bordi i CEZ dhe i duhej një ndërhyrje për kontratën e dytë më 1 shkurt 2010. Prandaj ka qenë Ismailaj atje“, u shpreh Kara.

Doja ta nisja me një risi që ne si media kemi zbuluar, disa kontakte të padala, lidhje të Kastriot Ismailajt me Shkëlzen Berishën, kanë qenë bashkë në Pragë. Ju kishit dijeni për këtë lidhje?

Patjetër që kam pasur dijeni. Ata kanë pasur marrëdhënie të ngushta me familjen. Kam pasur dijeni edhe për udhëtimet e Shkëlzen me Kastriot Ismailajn në Pragë. Para datës 8 shtator 2010, Ismailaj ka marrë 3 pagesa nga CEZ. Nga 500 mijë euro në muajin shtator, pra 1.5 mln euro, pas vizitës në Pragë me Shkëlzen Berishën. Arsyeja? Kontrata e parë nuk i është njohur nga bordi i CEZ dhe i duhej një ndërhyrje për kontratën e dytë më 1 shkurt 2010. Prandaj ka qenë Ismailaj atje.

Çfarë lidhje ka Shkëlzen Berisha?

Atë duhet ta dijë ai se çfarë e lidh me Kastriot Ismailajn. Në datën 24 tetor 2010, kemi një ndërprerje të kontratës DIA-CEZ, të shtyrë nga DIA dhe të ndërprerë nga CEZ. Kastriot Ismailaj s’ka qenë i mërzitur fare për këtë.

Po thoni që Ismailaj e ka ndërprerë qëllimisht kontratën?

Njihet që shkalla më e lartë e mashtrimit është përdorimi i kontratave. Heqja e licencës në janar 2013, pikërisht në këtë periudhë Ismailaj dërgon padinë në arbitrazhin në Vjenë. Në këtë moment kemi vendosjen e shtetit shqiptar mes dy zjarreve.

Në vizitën në 2010-ën, deri në atë kohë e kishit dëgjuar emrin e Ismailajt?

E kam dëgjuar nga një intervistë e dhënë në një Tv nga ish-ministri Dritan prifti. Ai përmendte një kontratë të korruptuar të tij. Në shtator të vitit 2010, në kohën që ka qenë Dritan Prifti ministër, Ismailaj figuron kandidat për anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të CEZ i propozuar nga Ministria e cila përfaqësonte pronarin për 24% aksione. Ka qenë një emërim i gabuar se kishte konflikt interesi.

Roli i Nuel Kalajt vijoi pas privatizimit? Kur vjen Ismailaj a keni parë lidhje mes këtyre të dyve?

Nga letrat, kemi një zbehje të rolit të Kalajt kur vjen Ismailaj. Kemi një sekser tjetër. Nuk është se Ismailaj s’ka pasur lidhje me CEZ-in më parë. Në vitin 2007 Ismailaj ka tentuar të hyjë në sektorin energjetik dhe atë minerar. Nuel Kalaj shprehej se kam 4 vjet që jap kontributin tim për futjen e CEZ në tregun shqiptar. 4 vjet nga 2009-a, i bie që procesi të ketë nisur në 2005-ën.

Kanë pasur lidhje me djalin e ish-kryeministrit?

Sigurisht që kanë pasur lidhje.

Këta të dy ishin njerëz të besuar të z.Berisha?

Fakti që është gjetur Nuel Kalaj, një person emigrant në Francë, nga Prizreni, tregon se ka qenë i besuar i familjes së tij. Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj kanë qenë sekserë në marrëdhëniet mes ERE dhe CEZ, pasi ka pasur luhatje të energjisë. Kemi pagesat e bëra në nëntor-dhjetor të vitit 2010 dhe kemi një ulje të çmimit të blerjes së energjisë nga CEZ-i te KESH-i me pasoja. Kanë qenë 10 milionë dollarë për t’u paguar në dorë. Pasi janë bërë këto pagesa, bie çmimi i energjisë në favor të kompanisë çeke. Kemi një letërkëmbim ku futet sërish në lojë Nuel Kalaj. Dhe çmimi i energjisë ulet prapë në qershor nga 2.83 lekë në 2.2 lekë.

Këtë rol e ka luajtur Nuel Kalaj?

Ndërmjetësimi është bërë nga Nuel Kalaj. Komunikimet i kanë pasur të përditshme. Por, e çuditshme është që fillimisht del më një vendim që nuk i njeh borxhin e keq dhe në vitin 2012 CEZ-i hedh në gjyq ERE-n. Kam informacione që vetë specialistë të ERE kanë mbrojtur CEZ në këtë gjyq. CEZ fiton në shkallë të parë dhe pa kaluar 15 ditë ERE njeh vendimin e vet. Dhe këtu kemi përplasjen e dy ministrave Bode e Nacco. Bode kërkon uljen e çmimit të energjisë nga 2.83 lekë në 2.2 lekë dhe Naço i cili e ka kundërshtuar vendimin e ERE-s. Dëmi i shkaktuar ka pasur një kosto të rëndë në buxhet.

Duket se paska qenë një marrëdhënie tensioni mes shtetit dhe kompanisë Çeke, e këta dy sekserë luajnë njëherë në favor të njërit dhe njëherë në favor të tjetrit. Opinioni publik ka qenë në errësirë të plotë…Në këtë marrëdhënie ka qenë sektori më i rëndësishëm publik?

Në këtë marrëdhënie ka qenë, sekserësh. Sekserët iknin dhe vinin. Por kjo periudhë flet edhe për një pozitë të rënduar të drejtuesve të kompanisë çeke.

Pse nuk vepron Prokuroria?

Kjo Prokurori pret urdhrin e Berishës që të fillojë punë. Por Berisha s’do japë urdhër.

Pse thoni Berisha?

Me çfarë shoh nga sistemi TIMS e të dhëna të tjera, po dalin paratë që ka marrë Nuel Kalaj. Nuk ka funksionuar ndonjëherë qeveria Berisha që të mos marrë vesh ç’a ndodh në Shqipëri.

Çfarë interesi do kishte Berisha ta hapte këtë histori?

Është vëllai i një këshilltari të Berishës në atë kohë. Berisha nxitoi ta përkrahte edhe në parlament, duke menduar se nuk ka dokumente të tjera, s’kishte dijeni që ne kishim marrë dokumente nga CEZ Group në çeki. Atyre iu kanë shpëtuar këto dokumente. Nëse i kanë sjellë me qëllim, kanë bërë mirë që mi kanë sjellë mua. Nuk më intereson korrupsioni në çeki, por ajo që ka ndodhur në pjesën shqiptare.

Z.Basha ka thënë se shteti humbi 400 mln euro për zgjidhjen e kontratës me CEZ. A kishte zgjidhje të tjera?

Privatizimi është i dështuar. Të gjitha lëvizjet pas janë pasojë e këtij dështimi. Të thuash pse bërë këtë e atë, kur në këtë pikë na çoi ky privatizim i dështuar. Ky privatizim ka cenuar sigurinë kombëtare. Janë shkelur të gjitha llojet e ligjeve.

2 komente në “Juristi Karaj: Pas vizitës së tij me Shkëlzenin në Pragë, Kastriot Ismailaj mori 1.5 mln euro nga CEZ”

  1. Tosi says:

    Ik o debil ,, lat name me kete idjotin Karra , budalla ime I madh mjer ku ka ren ky shtet ne dite te nje psikopati me te metà mendore Qe e Kam mesuar Qe Po te shpifesh dicka do mbetet , la ngel puna me zbulu ky hajduti,, Turp Turp Qe akoma mereni me kete po hajt se Shume shpejt do i dali boja po si e do ja beni pastaj

  2. Tani says:

    Une mendoj qe Berisha dhe CEZ qellimisht e kane prishur kontraten. Kjo do te sillte fitime marramendese per te dy palet por jo per Shqiperien dhe shqiptaret. Shteti i Berishes i dinte shume mire ligjet e kontrateve dhe pasojat e thyerjes se kontratave. Prishja e njeaneshme e kontrates nga shteti shqiptar dihej qe do te pasonte me hedhjen e shtetit shqiptar ne gjygjin nderkombetar per prishjen e njeaneshme te kontrates. Qeveria e Edi Rames u detyrua te zgjidhte nje gjoja ‘konflikt’ qe ishte krijuar qellimisht midis qeverise Berisha dhe CEZ (ceket). Parate e fituara nga CEZ nga arbitrazhi nderkombetar duhet te jene ndare mes CEZ dhe seksereve e padroneve te seksereve (familjes Berisha). Qindra miliona euro te paguara kot me se koti nga shteti shqiptar, kur Berisha dhe CEZ ishin miq mafioze ne torten shqiptare te energjise. Dhe te shikosh Berishen me sa hakerrim e sulmon qeverine Rama, gjoja per demin qe i ka shkatuar shqiptareve dhe buxhetit te shtetit, kur ai e krijoj vete problemin dhe ka ndare parate me CEZ-in. Eshte nje dinakeri dhe vjedhje qe po i del boja. Qeveria shqiptare duhet te gjeje llogarite nderkombetare te Berishes dhe familjes se tij dhe seksereve. Cfare ndodhi pasi CEZ-i i fitoj parate nga arbitrazhi me qeverine shqiptare? C’i beri parate CEZ? Sa i dha Berishes dhe seksereve dhe sa mbajti per vete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje