VIDEO/ Ish-polici i Laçit dhe ‘Beb’, specialisti i patentave: Kush janë trafikanët e kokainës në Tiranë

26 Janar 2017, 08:20Politika TEMA
VIDEO/ Ish-polici i Laçit dhe ‘Beb’, specialisti i patentave:

Zbulohen detaje nga arrestimi i dy personave me kokainë nga Policia e Tiranës, teksa kapi trafikantët duke bërë pazarin për lëndën narkotike.

Burime të policisë konfirmojnë se Gjergji Gjinaj, 49 vjeç ka qënë ish-polic patrulle në Laç, detyrë që e ka mbajtur deri disa vite më parë, kur u kap në Durrës teksa trafikonte lëndë narkotike, raporton BW.

Ndërsa Ismail Alushi punon si specialist tek Drejtoria e Transportit Rrugor, tek patentat ndërkombëtare në Kashar.

Alushi njihej ndryshe edhe me pseudonimin “Beb”, ndërsa ishte personi që siguronte lëndën narkotike, që shitej më pas nga Gjinaj e Kurti tek shpërndarësit e dorës së tretë. Edhe Alushi ka qënë më herët i dënuar për “Falsifikim të dokumenteve”.

Sipas policisë, ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes kokainës dhe heroinës, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë ditës së djeshme (25 janar) rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”, është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje