Aidan Hehir, profesor i mardhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster, bëri një shkrim për ‘Foreign Policy’, në të cilin përshkruan mundësinë e një konflikti në veri të Kosovës, dhe arsyet pse zgjedhja e Donald Trump e mundëson ndërhyrjen e Serbisë ne Kosovë. Komenti itij u transmetua ne emisionin “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit.
Nga Aidan Hehir, profesor i mardhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster
Zgjedhja e Donald Trump si President, ka krijuar shumë shqetësim në mbarë botën lidhur me paqen dhe sigurinë.
Shumë prej këtyre shqetësimeve lidhen me faktin se fushata elektorale e Trumpit, është shoqëruar nga tentativat e tij për të krijuar një mardhënie të re me Rusinë. Ai ka komplimentuar disa herë Presidentin Putin, dhe duket i gatshëm ta lejojë Rusinë të bëjë c’të dojë brenda sferës së saj të influencës.
Kjo sigurisht ka implikime serioze për paqen dhe sigurinë në vende si Lituania, Ukraina apo Polonia.
Trump ka sugjeruar se ai do ta rimendojë përkushtimin e SHBA-se ndaj NATO-s. Problemi që lind është se kjo organizatë e përbashkët e sigurisë, ka qënë burim i paqes dhe sigurisë në shumë vende të Europës Lindore. Një nga këto vende është Kosova. Që prej vitit 1999, KFOR-i ka qenë i vendosur në Kosovë, dhe sipas komunitetit Shqiptar në Kosovë, ka patur një prezencë pozitive dhe ka krijuar stabilitet, dhe është me siguri e vetmja forcë që pengon ndërhyrjen e dhunshme të Serbisë.
Nëse mendojmë për lidhjen e Serbisë me Rusinë, dhe një lidhje potenciale të re midis Rusisë dhe Amerikës, atëherë duhet të themi se situata në Kosovë ka ndryshuar totalisht me zgjedhjen e Trump.
Ekziston një mundësi, që Serbia të mendojë se duke patur një aleat të madh si Rusia, dhe duke qënë se Rusisë mund të mos i kundërvihet më SHBA-ja, ne mund ta ndryshojmë politikën tonë të jashtme, dhe mund të bëhemi më agresiv, dhe në lidhje me Kosovën, më të përfshirë në punët e saj.
Nëse mendojmë për ngjarjet e dy javëve të fundit, për trenin i cili u ndal në kufi, me sloganin “Kosova është Serbi”, së bashku më retorikën mjaft agresive të Presidentit të Serbisë, i cili sugjeroi se nuk e përjashton përdorimin e forcës dhe se Kosova është Serbi, duket se Serbia po e mpreh retorikën e saj, për të zbutur terrenin për një ndërhyrje të mundshme në Kosovë.
Shpresojmë që kjo mos të ndodhë, por nuk është ë nevojshme të jesh një gjeni për të kuptuar që ka një lidhje mes zgjedhjes së Trumpit dhe sjelljes së Serbisë.
Problemi, sic shprehen edhe njerëzit në Kosovë, është se Serbia po kërkon një pretekst, për të dërguar trupa, ose policinë në Kosovë me justifikimin e “mbrojtjes së Serbëve”, në veri të Mitrovicës.
Nëse kjo ndodh, dhe Trump është në dilemë, nëse dëshiron të ketë një mardhënie të mirë me Putin apo të shpëtojë veriun e Kosovës, nëse dëshiron të mbështesë Shqiptarët në Kosovë, fatëkeqësisht mundësia është që Trump të jetë gati ta konsiderojë Kosovën si një çmim që duhet të paguajë.
Problemi qëndron se nëse Serbia do të ndërhynte në veri të Kosovës, dhe KFOR-i të mos kunder përgjigjet, atëherë normalisht, komunitetit Shqiptar do të revoltohej, gjë që do të çonte në kryengritje civile në Kosovë. Mund të targetohen Serbët e Grecenicës, sepse komuniteti Shqiptar do të ndihej i braktisur.
Problemi mund të përshkallëzohej, dhe mund të krijohej një situatë ku Serbia të justifikonte ndërhyrjen me këto ngjarje.
Shpresojmë që kjo të mos realizohet. Mbetet për t’u parë ç’do të ndodh, por sigurisht zgjedhja e Donald Trump, e ndërlikon mundësinë për paqe dhe siguri në Kosovë.
Jo vetem ne Kosove, por dhe ne shume vende te tjera.
Jo vetem ne Kosove, por me thirrjen e Sali Berishovicit, serbet mund te sulen edhe ne Tirane, te rrezojne Edi Ramen dhe te vene ne krye Lul Bashovicin.
Mjafton nje fjale ti thote Birisha zotit Trump dhe ai do ta mbroje Kosoven.
Trumpi tna rruj trapin iher serbia gjithashtu
Mos merakosi per Kosoven , Berat Buzhdrella me ca shqiprato-serb do te mbroje Kosoven
Spekulime mediatike te autorit te shkrimit dhe te rakipit payll, sepse zgjidhja nepermjet shkembimit te teritoreve ka dale ne plan te pare. PRA na mitrovicen na jep presheven. Kjo nje zgjidhje ne perputhje me mentalitetin Tramp, rus, Serb, be, dhe nga halli edhe me ate skiptar. Kaja nanen luftes se Jena te hupun tash 27 vjetesh. Fakti: a mund te dilte nga goja e QOSES fjala shkembim? Po ja qe doli. Kjo do jet zgjidhja. Luften e duan tradhetaret , hajdutet …… Demokracisjellesit e policise sekrete?!. VFLP.
Po cmerreni me keto idiotesira q jane aq injorante dhe qesharake.Jo Trumpi por edhe zoti po te det ajo qe eshte bere pro Kosoves nuk ka fuqi tjeter pervecse natyres qe mund ta e ndryshoj.Asnje gje nuk e ndryshon faktin qe Kosova eshte dhe do te jet pergjithmoneshtet I pavaruar nga Kafshet Serbe .po cjuduhen keo pyetje e debate idiotesh kur ne Amerike asnje diplomat apo politikan I te gjitha kraheve nuk deklaruar ndonje gje kunder Kosoves .Injoranca gjithmone prodhon injorance,thashetheme,trillime qe jane nje Kazan I piset.
E keni Bo trumpin si me qene
Pal vata.
Po rrini mor sorroxhi se na Cate trapin
Nje artikull teper i gabuar ne analize dhe mjaft tendencioz kunder lirise e pavaresise se Kosoves.Edhe ky mendim hyn ne spekullimet e shumta qe behen me presidetin tone te ri te SHBA,z.Donald Trump.Te gjithe spekullimet e tilla lidhen me nje thenie te tij jo te favoreshme per marredheniet e ardheshme te SHBA-se me NATO-n.Ato ishin deklarata ne fushaten e tij elektorale,ku militeti i priste te tilla deklarata qe shkonin ne favor te kursimeve qe do te bente z.Trump nga detyrimi i ndryshimeve ne NATO,duke kerkuar qe aleatet ne NATO duhet te marrin persiper me shume shpenzime dhe angazhime ndaj NATO-s dhe rolit te saj ne Europe.Harron autori se synimet dhe politike strategjike e SHBA ne bote e sidomos ne Europe ka ne themel te saj pikerisht kete aleace te fuqishme qe i ka dhene e i jep rolin udheheqes kryesor SHBA dhe si force qe mbeshet e mbron edhe interesat strategjike kombetare amerikane.Ne rastin e Kosoves edhe presidenti i sapozgjedhur Trump nuk do te harrojne se Kosova per nga rendesia strategjike ne Europe perben nje pike shume te rendesishme te veprimtarise nderkombetare e rajonale te SHBA.Ndihmesat e keshilltaret e tij kane shprehur qendrime te fuqishme e te padiskutueshme per politkikn ndaj NATO-s dhe aleateve te SHBA ne Europe.Sot ne konferencen e shtypit me kryeministren britanike z.Trump deklaroi se ai do te ,mbeshtese 100% NATO-n dhe veprimtarine e saj ne mbrojtje te Europes.Kosova mbeten baze e SHBA dhe NATO-s dhe do te ,mbrohet e mbeshtetet pothuajse si nje vend antar i aleances.
Komenti i patriotit shume i sakte. Njerezit behen pre e spekulimeve sepse nuk e marrin informacionin e sakte. Ketu luan nje rrol shume negativ media e rreme .
Tramp erdhi per te qetesuar boten, nga luftrat qe po i kanoseshin . Sot flitet neper portale qe Tramp me Putin kane plane per luftra ne Iran , Kine, Kosove .