Ishte viti 1995. Po ndiheshin ethet e ardhjes së 96-ës, vitit të zgjedhjeve parlamentare.
Një forum i pavarur i përbërë nga profesorë, ndër të cilët edhe Ndreçi Plasari, kishte hartuar një ligj antigenocid. Quhej “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”.
Partia Socialiste në opozitë në atë kohë e konsideroi këtë ligj si gjueti shtrigash ndaj opozitës, antidemokratik e antikushtetues.
Në një seancë parlamentare ku po diskutohej ligji, Gramoz Ruçi, duke folur kundër ligjit, në një moment të caktuar përmend dhe nëj pseudonim “Dragoi”, që adresohet një figure të lartë të politikës, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Prej atij fjalimi, ne sot kuptojmë se pse këto dosje nuk u hapën deri më kurrë….
Fjalimi i Ruçit:
Do ta përshëndesja deklaratën e të ashtuquajturit forum të pavarur, që për mendimin tim, është i varur si në litar për denoncimin e diktaturës komuniste. Por që në fillim, kur lexoj ndër ta, emra si profesor Ndreçi Plasari, pyes veten: kujt t’i besoj Ndreçit të djeshëm, i cili si autor i tekstit ” Historia e Partisë” më edukoi me dashurinë për të, duke më çuar në provim 4, 5 apo 10 herë, apo Ndreçit të sotëm, i cili më del ai denoncues dhe unë i denoncuar. Kjo nuk ka emër tjetër veçse prostitucion politik, kurse ideatori prostitutë politike për të cilat ka një vend dhe ky vend quhet “shtëpi publike”.
Së dyti, do ta përshëndesja dhe do të votoja pro këtij ligji, në qoftë se edhe sikur moralisht të kënaqte ish-të përndjekurit politikë, pa le më për të vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka kryer krime ndaj tyre. Por le të pyesim këdo nga ata 60-vjeçarë, apo 80-vjeçarin që kemi në lozhë, që ky ligj ka për objektiv. Ne 35, 40-vjeçarët e 91-shit, or lum miku, ata që të kanë persekutuar ty, janë jashtë këtij ligji, mos prit gjë. Kjo është e gjitha demagogji.
Së treti, do ta përshëndesja këtë projektligj dhe do ta miratoja, në qoftë s’do të dija qysh para 4-5 muajsh një listë emrash që janë përfshirë në nenin 3 dhe gjithë ky projektligj është ideuar dhe është projektuar dhe është udhëzuar nga një punonjës, zbulues i një ambasade të huaj, jo me gojë, por me shkresë dhe unë, natyrshëm, pyes: kush i drejton institucionet shqiptare, ne shqiptarët apo të huajt, kushdo që të jenë ata? Mua më vjen turp. Kush e ka për nder, ta mbajë. Madje ne e kemi më shumë për turp të kemi qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe ndonjëri e ka për krenari që të jetë bashkëpunëtor i ndonjë agjenture të huaj: ky është turp.
Ky ligj, midis të tjerëve, bëhet dhe për mua. Nuk ka ngelur mjet politik, propagandistik, ligjor pa më lakuar, pa më zgjedhuar, pa hapur dosje, pa mbyllur, pa përndjekur e të tjera probleme. Pak rëndësi ka. Unë nuk u trembem atyre. Unë i trembem vetëm të vërtetës, të drejtës dhe vetes. Për mua nuk ka shqiptarë trima dhe frikacakë, për mua ka shqiptarë të ndershëm, të drejtë dhe të vërtetë dhe të kundërtit e këtyre.
Do ta pranoja ligjin me kënaqësi, bile do të dilja dhe jashtë skenës politike, në qoftë se ai nuk do të kishte në themel se ç’kam qenë unë, por të kishte në themel se ç’kam bërë unë. Dikush do të thotë: zotëri ke qenë sekretar i parë në rreth. Po, kam qenë nuk e mohoj. Atëherë unë po them: Më merrni, më provoni, më gjykoni dhe më ndëshkoni se ç’kam bërë si sekretar i parë dhe unë ju garantoj: Asnjë denoncim, asnjë këshillim, asnjë demaskim, asnjë internim, asnjë dënim politik. Në vitin që kam qenë unë sekretar i parë, të gjithë ata që quheshin të bijtë e armikut të klasës, brenda një viti, kanë marrë 80 të drejta studimi. Dhe unë do të pranoja me kënaqësi që çdo bashkëqytetari im tepelenas të bënte padi për mua. Dhe unë do të pranoja të dilja nga politika.
Zotëri kam qenë kandidat i Komitetit Qendror. Po kam qenë. Doni të më nxirrni nga politika se kam qenë apo se ç’kam bërë e ç’kam thënë. Atëherë doni të dini se ç’kam thënë në këtë sallë, në këtë tribunë. Kur doktor Sali Berisha, fjala vjen, ishte pedagog në Universitet dhe u jepte studentëve lëndën “Infarkt të miokardit” dhe, sipas parimeve të kohës, kur shpjegonte temën, realizonte dhe boshtin ideologjik e politik të Partisë, unë në këtë sallë e në këtë tribunë këtu, jam ngritur dhe kam folur për çideologjizimin dhe depolitizimin e programeve dhe të teksteve mësimore. Botojeni diskutimin tim!
Së dyti, kur doktor Saliu bënte zborin një-mujor (dikush ndërhyn) të lutem, kam të drejtë ta krahasoj veten me këdo, unë nuk e ofendoj, mos u mërzit. Pra, kur bënte zborin një-mujor dhe punën prodhuese një-mujore, se realizonte trekëndëshin revolucionar: mësim-punë prodhuese-edukim fizik dhe ushtarak, në këtë tribunë unë u ngrita dhe i kam propozuar atij Plenumi që të hiqen dy komponentët dhe le të lihet vetëm mësimi. Kur doktor Saliu, në mbledhje të organizatës bënte formën e edukimit në bazë të botëkuptimit marksist-leninist, në mbledhje të Sekretariatit të Komitetit Qendror, botojeni buletinin, kam shprehur botëkuptimin që në Shqipëri nuk ka një botëkuptim, por njerëzit janë ndarë në tri kategori: Kategoria e parë, që është tepër e kënaqur me arritjet dhe s’pranon ndryshime; kategoria e dytë që janë të bijtë e këtyre të parëve, me biografi të mirë, që jo vetëm nuk janë të kënaqur me arritjet, por që kërkojnë ndryshime që dhe siç dihet studentët e bënë atë; dhe kategoria e tretë, që ne e quajmë armiku i klasës, jo vetëm që kërkon ndryshime, por kërkon përmbysje.
Botojeni!
Ke qenë ministër i Brendshëm zoti Bregu, kishe ndonjë kërkesë? Po më detyron t’i them disa, prandaj.
Pjetër Arbnori – Zotëri, zoti Ruçi vazhdoni fjalën!
Gramoz Ruçi – Ke qenë ministër i Brendshëm thotë një i tretë.
Po, kam qenë ministër i Brendshëm dy muaj, pasi u vendos pluralizmi politik, bashkë me shokët e mi që ju kini për objekt t’i hiqni nga politika. Kush duhet të bëhej dhe pse u bë? Nuk u bëmë për të mbajtur diktaturën, por u bëmë për të stabilizuar Shqipërinë dhe ta çonim në zgjedhjet e 31 marsit, në zgjedhjet e para demokratike. Kush duhet të bëhesh: një grek, një italian, një austriak, një gjerman apo një shqiptar? Ky fat i mirë apo i keq na ra ne. Çfarë bëmë? Kjo ka rëndësi. Dikush thotë që të heqin bashkëpunëtorët, por në radhë të parë ata që i krijuan bashkëpunëtorët dhe aludohet direkt për mua. Ju garantoj të dashur bashkëpunëtorë që jeni këtu dhe ata që s’janë këtu, që gjatë kohës time nuk është bërë bashkëpunëtor dhe asnjë informacion nuk më kini dhënë mua. As ju dhe as ata që nuk janë këtu. (Të qeshura)
Së dyti, erdha nga Tepelena dhe e gjeta Tiranën, për ata që banonin në Tiranë me tanke. Të nesërmen, kam hequr tanket. Erdha nga Tepelena dhe, si u sulmuan kufijtë, hoqa fishekët nga automatikët që të mos vriteshin djemtë. Më nxirrni një nënë që lidhi shaminë e zezë për djalin e saj që u vra në kufi, në kohën që unë isha ministër. (Në sallë dëgjohen reagime.) Dëgjoj me kënaqësi kolegun tim arsimtar, që fatkeqësisht është marrë me rritjen e peshkut dhe i ka ngelur tru sa peshku, që më thotë se ka botuar në gazetën e tij që në 21 e 22. Të kanë gënjyer lumëzi, se Gramoz Ruçi është bërë 24 orë pas të ashtuquajturit puç në Shkollën e Bashkuar. Le të ngrihet Abdi Baleta dhe të flasë aty dhe është bërë 24 orë më pas, pasi janë vrarë ata që thua ti. (një deputet flet nga vendi) E ke gabim, se kështu ta ka thënë doktor Saliu, s’ke faj ti, ti zbaton urdhrat e tij. Të lumtë!
Kështu e ka bërë Lindja, thotë një i tretë.
Cila Lindje? Gjermania? Gergo Kizi, ish-sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Gjermane, numri 2 pas Honekerit, sot është kryetar i Grupit Parlamentar i Bundestagut Gjerman. Në Hungari: Dylohani, ish-ministër, sot është Kryeministër. Ky ligj argumentohet me hapjet e dosjeve. …nuk kam ndërmend të them bashkëpunëtorët, por më shqetëson fakti jo se kush ka qenë bashkëpunëtor dhe bile kur jam përgjigjur kam thënë që nuk fiton gjë Shqipëria nga hapja apo nga mbyllja e dosjeve. Pse nuk fiton gjë? Me faktin që s’kam folur unë, kam respektuar shtetin, veten dhe ligjin. I kam respektuar se duan të dinë, por sistemin ta marrim siç ishte. Iu fal tjetrit jeta, e pranoi bashkëpunimin; iu fal burgu, e pranoi bashkëpunimin; iu fal internimi, e pranoi bashkëpunimin; iu dha bursa, e pranoi bashkëpunimin; iu afrua qyteti apo kryeqyteti, e pranoi bashkëpunimin; për të përmirësuar biografinë etj, pranoi bashkëpunimin.
Dhe, së dyti, jo të gjithë bashkëpunëtorët kanë bërë punë të këqija. Ka dhe nga ata që kanë bërë punë të mira, i kanë shërbyer kombit dhe unë uroj që t’i shërbejnë atij. Por ajo që më shqetëson mua është fakti tjetër, që këta bashkëpunëtorë të nënshtruar dje, të nënshtruar dhe sot, nuk po përmend asnjë nga këta të kategorisë që përmenda më lart, por po përmend vetëm njërin që pa qenë as i përndjekur, as i internuar, as i burgosur, bile as në fshat, por përkundrazi ka qenë në qytet dhe kryeqytet, ka qenë bashkëpunëtor, me goxha emër “Dragoi” dhe sot bëhet prostitutë politike në jetën politike shqiptare. Ju lutem shumë, në rreshta të tilla mos qëndroni! Dhe kaq prostituta mos u bëni, se dhunoni keq demokracinë.
Prandaj, unë për ta përfunduar, i dashur Kryetar, do të thosha qëllimi i ligjit është i qartë: të dëmtohet opozita, por të jeni të qartë që ky projektligj 10 për qind më shumë do t’i japë asaj. Të heqë ndonjërin prej nesh nga politika, por në politikë nuk jemi futur me ligj, aq më tepër të dalë nga një antiligj, në politikë jemi futur vetë, na heq elektorati dhe partia që përfaqësojmë.
Së treti, të mashtrojmë me ligj dhe një herë të përndjekurit politikë dhe të persekutuarit e djeshëm, me qëllim që t’u marrim dhe njëherë atyre votat. Së katërti, të manipulojë, të përpunojë, bile të shfrytëzojë deri në palcë bashkëpunëtorët e djeshëm.
Dhe, së fundi, me që s’do të kem fatin të jap propozimet e mija për përmirësimin e ligjit, do t’ju thosha rastësisht apo me dashje, janë vendosur bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por janë harruar bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja, të cilët sot nuk janë pak në Shqipëri.
Unë mund të them vetëm kaq: vetëm në institucion qendror janë dy, ku drejtoni, ju të dashur pushtetarë. Prandaj nga kjo tribunë i bëj thirrje SHIK-ut dhe drejtuesve të institucionit… Gazidedja nuk ka nge të ndjekë ata, se më ndjek mua. Thaj, laj, vish, unë do të ngelem këtu ku jam, se jam shqiptar. Të shikojë ata që janë vënë në shërbim të të tjerëve, kundër interesave të Shqipërisë. /tesheshi
E terci e verci
Gramoz Ruçi eshte TRIM dhe nje Legjende e gjalle .
Ai eshte SHQIPTAR i VERTET
palaco burre
bravo Ruç !
Nuk e kam degjuar atehere kete diskutim te zotit Ruci,por nuk e kuptoj ku eshte qellimi i vendosjes se ketij shkrimi pas 22 vjetesh?Kane rrjedhur shume ujera qe atehere,kane kaluar 22 vjet,dhe politika nuk qene te zonja te ndahej nga e kaluara.E kaluara po i mban peng.Tani jemi ne prag zgjedhjesh dhe une mbaj mend qe ne keto periudha hedhin ne media shkrime te tilla vetem per te intimiduar njeri tjetrin,per te shfrytezuar sa te mundin e ke te mundin.
Me ben pershtypje ketu ne kete shkrim nje problem qe ka ngritur z.Ruci,une e degjoj per here te pare:A ka pasur ne Shqiperi dhe jashte vendit bashpuntore te sherbimve te huaja?Flitet vetem per bashpuntoret e sigurimit brenda Shqiperise,po kush ka bashkepunuar me sherbimet e huaja kunder Shtetit Shqiptar ?Per kete kategori nuk kam degjuar ndonjehere te flitet,se si do te trajtohet .
Edhe dicka tjeter.Per keto 26 vjet nuk kam degjuar qe nje nje ish i burgosur politik te kete hapur me inisiative nje gjyq,per rigjykimin e ceshtjes se tij, ku ai te fitonte ligjerisht pafajsine, dhe ata qe e kane futur ate ne burg me shpifje, te merrnin denimin e merituar?Ne nje gjyq te tille, do dilnin edhe emrat apo pseudonimet e bashkpuntoreve qe e kane denoncuar,dhe “shi rrushi rrushin e piqet” thot populli.Pra, ata qe kane spiunuar do te shkonin ne burg nje nga nje.Te denuarit do fitonin te drejten e denimit me pa te drejte dhe do merrnin demshperblimin.Nderkaq,sot nuk po e dime kush eshte i pa fajshem e kush merr demshperblimin realisht.Dhe keto para po i paguan populli,ne vend qe t’i paguanin bashpuntoret dhe ata qe i kane rekrutuar ata si bashkepuntore.
Bogonica, je shume i qarte ne komentin qe ben. Te pergezoj, se s’thote kot populli i asaj ane: dardha nen dardhe do bjere. Edhe une per here te pare e lexoj kete diskutim se ndoshta nuk kishim mundesi atehere te ndiqnim gjithe seancat e atij parlamenti. Po ai mendimi jot rreth te burgosurve politike eshte shume i drejte; kush ka dale dhe ka paraqitur prova nga te burgosurit politike dhe ka fituar gjyqin per denimin e pa drejte? Asnje. Dhe ata, nuk e di sa e kush jane, po marrin kestin e shtate te parave te shqiptareve qe atehere nuk u cilesuan e denuan, por u denuan me shume ne demokraci. E pa falshme! Po sot ç’ndodh? Nuk ka vend per te shkruar e komentuar se gjerat jane renduar aq shume sa nuk pyet njeri per njeri, por vetem per porno, droge dhe para. Pra jane kthyer ne gjallesa me fytyre njeriu pjesa qe ka zaptuar vendin tene. Edhe nje here te falnderoj ne “fshehtesi”, se mos na degjojne ata, per komentin e kthjellet e mendimin konkret qe transmetove ne kete shkrim, ndoshta nga Vali Bogonices apo Maja e Melishtes. Edhe emrat e maleve jane te bukur ne ate vend.
E po kur flet edhe ky bythemut per Sigurimin e Shtetit e per agjentura te huaja. Ky eshte i vetmi nga ish nomenklatura e PPSH qe vazhdon te shese pordhe gjithandej. Ik or gerxho, mjaft tashti…
….po Saliun e harrove ?!!!!!!!!
….se ndryshe quhesh jo korrekt .
pershendetje o k…. lales !
G Rucin Nuk e ka kapur kush per krime vjellje korrupsion vrasje e shitje te vendit !!!!!! E kupton ooo majmun salie! Majmun i pa evolushem!
E ke thjesht nga injoranca .Nga gomare te tille si komentuesi i mesiperm ,
nuk ke cfar pret tjeter , shife qe nga pseudonimi rrugaceror !
Po nuk morem vesh kush ishte ky me pseudonimin Dragoi… Ndreçi plasari I bie… Ky ishte pra prostituta politike
Teodor Laco ishte kryekurva….ai ishte Dragoi i famshem.
Granslarent si gjithmone.
Transparent si gjithmone.
Transparent si gjithmone.
Te lumte Gramoz!
Te shohim cili do e mbeshtes!
Ruci, ky zagar akoma ne politike.Bashke me dragoin, sigursht.Jane mbetej te kucedres komunste, letyra qe nuk i sheh dot me populli shqptar.Nje dite do te ike perseri me fustan ne Gerqii.Bashke me dragoin, me soje e sorollop, roze, blu, mavi, te kuq me gjakun e pafajshem te vellezerve te tyre.Jane te mallkuar si kopila te kucedres se mbarsur nga serbet me 8 nentor 41.plehera dhe mbeturina qe u bene te pasur duke pire gjak.Shiheni c fytyre ka.Kafshe kaluar kafshes.
bobobobobo gramoz qafir kriminel ruci tu fol per sigurimsa…qija motren ksaj pune..ala me propoganden qafirit kasapit shqiptarve enver hoxha..qe merte urdhna nga MILADIN POPOVIC..E DUSHAN MUGOSHA..turp te keni plena
Ore, ju që vazhdoni e flisni për Mugosha e Popoviçë, mos harroni t’ua mësoni këngën edhe djemve.
Si nuk e mësuat se Enveri i prishi mardhëniet me Mugoshtë e Popoviçët qysh më 1948. Pra, 4 vjet pas çlirimit…Shqiprëia u drejtua e ndërtua me në krye Enverin, jo të huajt, o kara.
Ju keni 25 vjet e kusur që nuk latë kar pa thith e duke u dhënë bythën, që të bëjnë diçka më mirë se Enveri dhe ja cila është e mira e tyre.
A a qene minister ky Ruci kur u vrane ata ne shkoder?
Ata te Shkodres i vrau UDB-ja!
@ Bovonica ti nuk paske degjuar shume gjera
Po Ca gjyqin do hapye nje ish i burgosurve
Ja se è hapi a do ta fitonte
A ke degjuar per 3 ish hetuesit qe Jane zgjedhur ne ked?
Po si ske degjuar qe kjo lloj rrace
Spiunon njeri tjetrin neper ambasada
Ne Bruksel ne uashington.
Ca do ti bejne tani dragoit ATA qe ju la bere keq dragoi rrojti mire rregulloje femijet mio e mbese si si gjith te tjeret
Tani mbas 27 vjetesh asgje nga keto nuk ka vlere Pershendetje miku im lugati.
pershendetje FIRAK..dhe gjithmone deri nvdekje poshte komunizmi