Tahiri në Kosovë: Arrestimi i Harradinajt i paligjshëm. Kam kërkuar nga INTERPOL mos zbatohen urdhër-arrestet

28 Janar 2017, 13:15Politika TEMA
Tahiri në Kosovë: Arrestimi i Harradinajt i paligjshëm. Kam

 

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri e ka konsideruar si të paligjshëm arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Në një dalje për media me homologun e tij në Kosovë Skënder Hyseni, Tahiri tha se ka kërkuar mos zbatimin e urdhër arresteve të lëshuara nga Beogradi.

“Ekzekutimi i urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia, dhe është i tepërt, i paligjshëm. Dhe unë ia kam shprehur këtë bindje edhe drejtuesve të Interpolit duke i kërkuar, jo vetëm në rastin e ish-kryeministrit z.Haradinaj, por rishikimin e të gjitha urdhër-arresteve të lëshuar nga Serbia dhe mos-ekzekutimin e tyre në të ardhmen.
Kjo mbetet një çështje në diskutim e sipër me INTERPOL-in. Unë kam pasur rastin të diskutoj me të gjithë aktoret ashtu si mbetet një çështje në agjendën tonë edhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në INTERPOL gjë që do ta bënte shumë më të mundur dhe një zë shumë më të fortë nevojën për zgjidhjen definitive të këtyre çështjeve. Pra unë besoj se nuk është çështje procedurash por mbetet një çështje për tu adresuar nëpërmjet procedurave në INTERPOL. Është kjo arsyeja pse i kam kërkuar INTERPOLIT të rishikoj dhe të filtrojë dhe të mos konsideroj në vijim çdo urdhër arresti, si bënë edhe në rastin e ish-kryeministrit Haradinaj”
, nënvisoi Sajmir Tahiri.

Ministri i brendshëm tahiri u shpreh optimist për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradi duke vendosur theksin tek dialogu mes vendeve të rajonit.

“Nga ana tjetër ne besojmë shumë fortë te dialogu. Ne mbetemi të bindur që gjuha e arsyes është rruga më e mirë, ashtu siç jemi tërësisht të bindur se institucionet e Kosovës janë plotësisht në gjendje për të zhvilluar dhe për të çuar përpara agjendën e dialogut dhe të integrimit të Republikës së Kosovës. Ndaj jam besim plotë dhe kam besim se nuk ka nevojë për asgjë më shumë se sa besimi ynë te institucionet e Kosovës për procesin e dialogut dhe stabilitetin në rajon”, u shpreh ministri Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje