Debatet në koalicion, Braçe: Me llafe nuk ja dalim dot. Ka gojtarë plot ky vend, e thjeshtë të thuash: Ne e mbajmë llafin...

29 Janar 2017, 19:57Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe i është bashkangjitur kolegëve të tij që kanë reaguar ndaj akuzave të disa prej ministrave të LSI.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, edhe pse duke mos përmendur emra, Braçe ka bërë thirrje që të përqendrohen te puna dhe jo tek llafet e tepërta.

Sipas tij PS dhe qeveria e dalë prej saj duhet të fokusohet tek puna, pa marrë parasysh se çfarë thonë gojëtarët në këtë vend. Gjithashtu Braçe shkruan se duhet punuar shumë se koha për punë nuk premton.

Po citojme statusin e plotë te deputetit socialist ne rrjetin social:

Une mendoj se,Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund!

Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin! Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot.

Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!

2 komente në “Debatet në koalicion, Braçe: Me llafe nuk ja dalim dot. Ka gojtarë plot ky vend, e thjeshtë të thuash: Ne e mbajmë llafin…”

  1. Soni says:

    O Brace koni,po te mos beheshe servil dhe jo realist ti nuk do ishe deputet fare. Do bridhje rrugeve per pune. Ndrysho kodin elektoral dhe shko provoje bythen se del dot deputet?? Lesh del

  2. FCB says:

    hum…hum hum…humhumhum…hum…hum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje