REPLIKAT/ Përplasja e Ramës me Ilva Taren: Ti përfaqëson pronarin...

2 Shkurt 2017, 11:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ashtu si në çdo intervistë, ka shkëmbyer disa thumba dhe replika me gazetaren Ilva Tare në emisionin e djeshëm.

Ilva Tare: Agjencia ruse Sputnik u ka akuzuar ju si njeriu që rrëzoi Gruevskin. Keni pasur qëllim që të mos lejoni Gruevskin për marrjen e pushtetit në Maqedoni?

Edi Rama: Kjo është një pyetje sa vlen sa 40 të mëparshmet.

Ilva Tare: Mos vlerësoni nivelin e pyetjeve. Nuk ju kemi thirrur për këtë.

Edi Rama: Unë bëj vlerësimet e mia…

Ilva Tare: Unë përfaqësoj publikun

Edi Rama: Unë përfaqësoj publikun, ju përfaqësoni pronarin.

Tare: U deshën pyetjet e rajonit që z.Rama të ishte më energjik, më pasionant për ato që thoni. Ka të bëjë kjo me idenë që ju doni të silleni si lider rajonal. Doni të keni një rol përtej kryeministrit të Shqipërisë?

Rama: Kam përshtypjen që kjo është një pyetje që ju duhet t’ia bëni vetes dhe jo mua, sepse të ketë një përgjigje interesante duhet të ketë pyetje interesante.

Tare: Jam e sigurt që pyetjet kanë qenë interesante…

Rama: Kjo siguri do t’ju pengojë që në intervistën e ardhshme unë të jem dinamik nga fillimi deri në fund…

Tare: Ose ju keni humbur pasionin kur flisni për Shqipëridhe dhe problemet e shqiptarëve…sepse shihni vetëm pjesën tuaj dhe ajo çfarë ju duket si kritike doni ta injoroni ose të mos keni dëshirë për t’u përgjigjur.

Rama: Ishte goditje nën brez, megjithatë nga ju e pranoj.


Batutat Ilva Tare – Edi Rama by PanoramaVideo


Ironia e Rames me Ilva Taren by PanoramaVideo

6 komente në “REPLIKAT/ Përplasja e Ramës me Ilva Taren: Ti përfaqëson pronarin…”

  1. Sahadija e Xenit says:

    Hahahahaa i madh per replika

  2. Erions says:

    koke e cpuar ki krieministri in…me kujton ato batutat e gjimnazit midis cunave dhe gocave ..pink ponget per te demostruar qe je i zqut…ene Krieminstrit tone kur shikon bjonde i kujtonet vitet e rinise te batutave …legen burr por per aty qe e kane zgjedh te parin mire eshte shush njerit urt ti tjetri …dolen edhe tabulatet midis Rames dhe Metes per Blushin …..top sekret …rregjistrim ….del afer qershorit per efekte zullumesh:):) Rama -Metes: Ai koke zbathuri c’k… ka qe brockullit lart e poshte …thuaji te bej ndonje tender dhe te mos na bej parimorin ne tv…ose fut ndonje tjeter dhe te hapi rruge….

  3. arbereshi says:

    Hajde mbushi menjen bibes Tare qa eshte ne maje te mediokritetit dhe kotesise provincjale

  4. Devolliu says:

    Nuk del nga vetja. Tani e kam parasysh debatet qe bejne ne shpi me Linden. Ate gjendje qe krijon atje e reflekton ne publik.

  5. maximus says:

    ishte goditje nen brez, dhe nga ju e pranoj kete …!!!!!!! hahahaha e forte kjo, bravo EDI, keshtu e do kjo, ish gruaja e arabit saudit,nuk thote kot populli ; keshtu i do drute mushka..

  6. alphade says:

    Ky pederasti s’ vlen as ” 30 asprat ” e Bibles !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje