Soros, Donald Lu dhe vija e kuqe e Adriatik Llallës

3 Shkurt 2017, 09:29Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ti sorosian s’mund të jesh zot brenda prokurorisë! Adriatik Llalla nuk e kishte bërë këtë deklaratë të fortë gjatë gjithë muajve të vështira që ka kaluar nën trysninë e Donald Lu. Për hetimet e munguara të zyrtarëve të lartë, për emërimet e dyshimta, reformën në drejtësi e plot detaje të tjera të cilat i dinë vetëm dy personazhet në fjalë. E sigurtë është se mes tyre ka pasur shumë fërkime, pakënaqësi dhe debate, por asnjëherë kryeprokurori nuk kishte përdorur gjuhën që përdori sot.

E quajti Donald Lu-në “sorosian”. Një epitet që të kujton jo vetëm një lajm që vjen nga Maqedonia fqinje, ku një ambasador tjetër i SHBA po kërkohet të vihet nën akuzë këto orë nga disa kongresmenë republikanë si “i lidhur me Sorosin”. Por edhe një epitet që të kujton sesi në Tiranë, këto javë pas fitores së një tjetër Donaldi, që mbiemrin e ka Trump, nga mediat pranë opozitës, tek kreu i Kuvendit dhe tani kryeprokurori e politikanë opozitarë, të gjithë anatemojnë një miliarder që ndodhet dhjetë mijë kilometra larg dhe paska luajtur gurët prej vitesh në këtë vend.

Nga buron garancia dhe guximi që sot Adriatik Llalla flet me aq përçmim për një diplomat, ambasadorin e SHBA, i cili gjatë 25 vjetëve të fundit ka pasur de facto skeptrin e guvernatorit të pashpallur të Shqipërisë postkomuniste?! Çfarë armësh ka në këtë duel me një superfuqi, një prokuror i cili që nga dita e marrjes së detyrës është deklaruar së paku dy herë publikisht se do të hapte dosje të bujshme hetimore, por që në fakt e ka krejt të bardhë bilancin e luftës ndaj korrupsionit në nivelet e larta të shtetit dhe politikës?!

Përgjigjet e këtyre pyetjeve duket se fshihen pas tre elementeve me peshë në këtë përplasje të pazakontë Llalla-Lu. Së pari, momenti kur e gjithë klasa e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë të hyjë në tunelin e errët të vetingut, po afron. Është njoftuar publikisht se Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese dhe kryeprokurori, do të jenë institucionet e para që do të kontrollohen. Është një moment delikat, ku e vërteta për pasuritë dhe integritetin e kësaj liste personash VIP, ka shansin të ndahet nga fjalët, akuzat dhe thashethemet. Siç merret lehtë me mend, ky është edhe një moment stresi për ata që do të kalojnë këtë test delikat. Një element i dytë, i cili lidhet më të parin, është mbërritja në Tiranë në ditët e ardhshme, të stafeve të gjyqtarëve e prokurorëve të huaj, të cilët do të kryejnë kontrollin e figurës së mbi 750 gjyqtarëve e prokurorëve që kanë dorëzuar formularet në ILDKPI.

Duke ju kundërvënë hapur dhe ashpër ambasadorit amerikan, Adriatik Llalla jo vetëm që po kryen një akt rebelimi ndaj një pushteti të cilin e sheh si armiqësor, por duket se po lëshon edhe një thirrje indirekte, për të thirrur në ndihmë të gjithë ata faktorë politikë dhe institucionalë, që kanë qenë dhe janë kundër reformës. Dihet se kjo listë është veçanërisht e pasur me emra, të cilët i bashkon e njëjta frikë, skepticizëm dhe armiqësi ndaj reformës, si edhe vetë Llallën. Duke nisur nga kreu i shtetit, ai i Kuvendit dhe e gjithë opozita.

Së treti, konflikti mes Llallës dhe Lusë duket se ka marrë nota personale, pas bllokimit të vizave të familjes së kryeprokurorit, së bashku me një listë të gjatë gjyqtarësh e prokurorësh të tjerë. Natyrshëm Llalla e ka përjetuar këtë si një sfidë të rëndë në sytë e opinionit publik dhe si një parathënie të mundshme të një penalizimi gjatë fillimit të zbatimit të reformës. Refuzimi i hyrjes në SHBA është një dënim i rëndë për zyrtarët shqiptarë, sidomos kur ai kryhet me lista masive personash, të cilët shihen apriori si të dyshuarit e parë të reformës në drejtësi. (Javanews)

9 komente në “Soros, Donald Lu dhe vija e kuqe e Adriatik Llallës”

  1. Qytetar says:

    Ky prekuror eshte prekurori me i pa afte qe ka pasur Shqiperia ndonjehere.

  2. astrit says:

    Bravo Minxhozi!

  3. ZZzzzzz,.... says:

    LLALLA E BERI TE VDEK LU- NE ME ATO QE I THA DHE E AKUZOI SH RENDE ,TANI2 RRUGE JANE SE LU-JA OSE DUHET TE IKI OSE LLALLES TI FAKTOHEN ATO QE KA BERE NE MBROJTJE TE KRIMINELEVE DHE TE SHKOJE NE BURG………….????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. dritan34 says:

    i perdorur. Tani do ti bejne edhe nje hetim pasuror dhe behet i pademshem

  5. Asenjefi says:

    Nje nga peshqit e medhenj qe kultivojne e mbrojne korupsionon dhe de fakto KUNDER reformes ne drejtesi;Ky djali Duhet kaluar Nr bourg.

  6. Emigranti says:

    Qe kryeprokurori qe kur u vendos ne detyre ishte vegel e politikes, dihet.
    Qe ky dhe krejt sistemi I drejtesise, me perjashtime te rralla, eshte I korruptuar dhe kjo dihet.
    Qe korrupsioni ne permasa skandaloze kryhet nga politika dhe eshte ajo qe per qellimet e saj ka lejuar kete gjendje vajtuese, dihet.
    Qe ambasadoret amerikane kane qene de fakto guvernatore te shtetit shqiptar keta 25 vjet dhe kjo dihet.
    Pra jane aresyeshem edhe keta shkaktare te kesaj gjendje dhe per rrjedhoje nuk kane ndermend ta rregullojne sistemin, por vetem ti vene pak makjazh dhe te fusin njerezit e tyre ne sistem per te pasur me shume ne dore politikanet per qellimet e tyre.
    Pra korrupsioni do te vazhdoje, por do te lejohen vetem ata qe do zbatojne urdherat e guvernatorit. Nje pakice qe nuk jane nen kontroll do ti neneshtrohen drejtesise.
    Kjo gjendje e krijuar me kujton privatizimet ne Shqiperi, te cilat jane unike.
    Ne fillim si pa dashje lejoheshin te shkaterroheshin.
    Pastaj duke I rene vlera, I jepej mundesia personit te caktuar qe me pare, duke bere nje ankand per sy e faqe, qe me letra me vlere, pra pothuaj falas, te kishte ne zoterim kete prone.
    Nese duam vertet te rregullojme gjendjen duhet ne si popull te heqim dore nga kjo klase e qelbur politike, sidomos PS, PD, LSI. duke ardhur ne pushtet forca te reja te dala rishtaz ( jo te dala nga zyrat e partise se punes) si ne Itali, Greqi, etj.
    Kjo do te minimizoje nderhyrjen e te huajve ne punet tona te brendshme . Populli jone thote ” gomarin e nxjerr nga balta I zoti”.
    Sa me shpejt te zgjohet nga gjumi I thelle ” I zoti” aq me afer do te jemi drejt prosperitetit.

  7. tonia says:

    Duhet te dihet nga te gjithe anatomia e masave te marra nga S.Berisha ne prag te largimit nga pushteti :
    1.Prokuror I Pergjitheshem u caktua nje njeri qe ne asnje rrethane nuk do te merrte nje vendim arresti kunder Sali Berishes e shpures se tij;
    2.Nese Prokurori do te “çmendej” apo do te vdiste u caktuan gjyqtare ne te gjitha nivelet qe kurre nuk do te jepnin nje vendim fajsije kunder Berishes e te tjereve si ai;
    3.Ne rast se edhe gjyqtaret do te ishin jo “besnike”,kamikadzja I fundit do te ishte I gjymtuari ,I thençin President ,Nishani,qe sapo te hynte ne fuqi vendimi I gjykates kunder Saliut e te tjereve,do te shpallte amnisti,ose falje,me çfaredo pasoje qofte per te.
    Zgjidhja?Nje shqelm ne fund te kurrizit per te gjithe keta dhe pastaj do te shohim e degjojme te gjitha ç’i kane bere vendit tone keta kriminele.

  8. emigranti says:

    kjo nderhyrje ky spastrim duhet nga jashte sepse vete shqiptaret nuk e bejne.

  9. Manti says:

    Eh Tik o Tiiiik Llalla. Dikur me beje kafen atje ne katin e dyte dhe ma sherbeje si e doja une me pak, te mesme apo te sheqerosur ne kembe para shefit tend ne zyren e tij dhe sot….
    Ke qene hiç dhe mbetesh hiç. Thjeshte sherbetor i zoterinjve qe mendon dhe flet me gjuhen e tyre.Pa personalitet dinjitet e karakter. Ndaj e ke stisur edhe “rrezikun per jeten”.qe ta nisesh gruan per te gjetur furik disa muaj me pare atje ne kontinentin e larget ndersa ketu hape fjale nen ze se e kishe ne gjermani. Mbreme the qe ne dispozicion te gruas dhe femijve te tu kane qene trupa te sherbimeve amerikane. Pra e ke shpenzuar shtetin te cilin sot e sulmon. mjere shqiperia qe te gjeti e te ka ty. Plaste saliu i viçidolit qe per krime i a ka kaluar edhe atit te tij shpirteror Enverit. Race e ndyre qe e keni zene prej gryke dhe e mbani peng ate vend atje.. Ptuuuu fare e keqe aventuriersh dhe gangsteresh politike,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje