Ky është momenti kur një ekip i ushtrisë meksikane ekzekuton një nga liderët rajonalë të kartelit “Beltran Levya,” bashkë me 12 bashkëpuntorë të tij.
Pamjet tregojnë momentin kur shtëpia e liderit të kartelit sulmohet me helikopter nga ajri, natën, ndërsa ka patur një shkëmbim zjarri për disa orë, nga i cili mbeti i vdekur edhe Juan Francisco Patron Sanchez.
Sanchez ishte i njohur si drejtues i operacioneve të kartelit në shtetin Nayarit dhe në jug të Jalisco-s. Ai njihej nga të gjithë me pseudonimn “H2.”
Sipas autoriteteve, Sanchez dhe njerëzit e tij hapën të parët zjarr ndaj ushtarëve, ndërsa ishin mbyllur në një nga katet e sipërme të shtëpisë. Për këtë arsye, u kërkua edhe ndërhyrja e helikopterit, në mënyrë që të pakësohej niveli i agresionit si edhe rreziku i dëmve në civilë dhe personel ushtarak.